LAJMI I FUNDIT:

Loxha nga GLPS: Sfidues reduktimi i qeverisë në 12 ministri, problematik fati i sekretarëve permanent

Loxha nga GLPS: Sfidues reduktimi i qeverisë në 12 ministri, problematik fati i sekretarëve permanent

Drejtoresha e Grupit për Studime Jurike dhe Politike (GLPS) Arbresha Loxha, ka dhënë mendimin e saj dhe organizatës që përfaqëson në lidhje me ristrukturimin e mundshëm të ministrive në koalicionin e mundshëm qeveritar.

Loxha në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se nëse arrihet marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për tq qeverisur këto parti do të kenë disa sfida të mëdha.

“Sfidat lidhet me proceset e MSA-së, reforma në Administratën Publike ku përfshihet Ligji i Pagave, reforma në sistemin e  drejtësisë, por edhe dialogu me Serbinë që është kërkesë nga jashtë”.


Drejtoresha e Grupit për Studime Jurike dhe Politike (GLPS) thotë se pos këtyre sfidave qeveria e re do ta ketë shumë të vështirë të bëjë reduktimin e qeverisë në 12 ministri.

“Është një ndryshim shumë i madh, por do të jetë edhe i vështirë e sfidues…Këto dy parti duhet të jenë shumë të kujdesshme gjatë këtij ristrukturimi”.

Loxha ka thënë se bashkimi i përfolur i Ministrisë së Tregtisë dhe industrisë me ata të Zhvillimit Ekonomikë do të jetë një problem.

“Për informim MTI ka nëntë departamente, shtatë agjenci ekzekutive dhe disa divizione. Në anën tjetër MZHE ka gjashtë departamente, dy njësi, tre divizione dhe Inspektoratin e Energjisë. Pra janë dy ministri mjaft të mëdha dhe kur të bashkohen do të bëjnë një superministri”.

Pjesëtarja e shoqërisë civile thotë se do të jetë shumë e vështirë kur bashkohen më shumë se dy ministri pasi secila nga ministritë aktuale kanë sekretarë permanent e sipas saj cili prej tyre do të mbetet në ministrinë e re të ristrukturuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori