LAJMI I FUNDIT:

“Louis Vuitton” e ka thënë të veten: Ja si do të duket moda e vjeshtës 2022!

“Louis Vuitton” e ka thënë të veten: Ja si do të duket moda e vjeshtës 2022!

Marka e njohur prezantoi koleksionin e saj më të ri

Shtëpia e famshme e modës “Louis Vuitton” mbajti një sfilatë në kuadër të Javës së Modës në Paris, ku prezantoi një koleksion për vjeshtë/dimër 2022.


Kjo markë e modës së lartë mbajti një sfilatë mode ku prezantoi pjesët më të fundit për koleksionin e ardhshëm vjeshtë/dimër, transmeton Telegrafi.

Kësaj radhe brendi e prezantoi femrën në një edicion dukshëm më i përditshëm, me shumë materiale të lehta dhe natyrale, fustane, përparëse të gjera, dhe shumë mbresëlënëse, kostume për meshkuj dhe kombinim pantallonash me kravata dhe këmisha për meshkuj, fanella dhe xhaketa.

Kur bëhet fjalë për xhaketat dhe palltot, ato janë gjithashtu të gjera dhe të mëdha.

Koleksioni dominohet nga ngjyrat e qeta dhe natyrale, me detaje të kuqe apo jargavan të ndezur, por nuk mungojnë edhe modelet tejet prezente – dhe ato që të kujtojnë vitet e 60-ta.

Ndërsa, sa i përket këpucëve, do të keni dy zgjedhje: atlete ose çizme seksi deri tek gjuri, sigurisht me taka të larta dhe ngjyrën që dëshironi!

Sa ju pëlqen koleksioni i ri i Louis Vuitton?

/Telegrafi/