Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, po krijon dita ditës epitetin e një ylli duke mos u njohur vetëm si pasardhëshja e Dritan Hoxhës.

Bukuroshja shqiptare e cila nuk heziton të tregojë copëza nga jeta e saj plot luks në rrjetin social Instagram, sërish ka publikuar një imazh ku ajo shfaqet plot stil.


Këpucë me taka të larta ngjyrë hiri me pantallona të zeza, e bluzë të bardhë të thjeshtë, e bëjnë atë të duket e mrekullueshme me flokë kapur.

Akcesorët i ka të shtrenjtë sigurisht, shkruan Telegrafi.

Teksa syzet i ka nga Louis Vuitton, çanta e saj në anën tjetër është nga Michael Kors.

Lori vërtet duhet të përgëzohet për gërshetimin e shumë kreacioneve të shumë dizajnerëve në trupin e saj plot stil. /Telegrafi/