Në një bisedë të zakonshme të lë përshtypjen e vajzës së turpshme, por kur shkel në pasarelë bota është nën këmbët e saj.
Është kjo bukuroshja shqiptare Lorena Çika, një vajzë e ndjeshme, romantike dhe shumë e butë, e cila ka idhull modelen gjermane Claudia Schiffer. Por kur pozon, i ngjason një “bishe” të vogël.
I ka hyrë modës që si 14 vjeçe për kompani dhe marka të ndryshme në Itali, dhe tani është në pritje të ofertave të mëdha.
“Nëse do të kthehesha në Tiranë, do të ishte një arsye shumë e fortë, dhe ndoshta fillimi i një shkolle këtu”, ka thënë Loreta.
Ka ardhur të kalojë pushimet në Shqipëri, por nuk e fsheh që është në moment reflektimi për jetën e saj. E ka nisur si miss, pastaj si modele, dhe ka pasion aktrimin. Por tani gjithçka ka dashur ta bëjë e ka bërë për art, edhe pse nuk kërkon të bëhet e famshme.
E pranon që nuk ndjehet e lumtur, dhe jeton në një Itali të madhe, ku konkurenca është e fortë dhe ku racizmi ekziston ende. Sapo ka kaluar një eksperiencë të tillë gjatë provimit për mbrojtjen e diplomës për dizajn. Tregon se provimi i diplomës në shkollën 5 vjeçare të modës, që sapo përfundoi ishte një racizëm i hapur ndaj vajzave shqiptare. Nuk i kishte ndodhur më parë të mërzitej aq shumë dhe të binte 5 kg në peshë, kur tregon se si mori një goxha të bërtitur nga kryetarja e komisionit të provimit, kur ajo mori vesh që vajza ishte shqiptare.
Lorena lakuriqe
E di shumë mirë se bota e modës nuk është fushë me lule. Ka shumë fallsitet e prapaskena. “Që të shpëtosh, duhet të punosh vazhdimisht”, tregon Lorena. Por ajo të paktën aparatin fotografik, nuk do ta braktiste kurrë.
“Ndoshta kam qenë me fat, që fotografët kanë qenë të aftë të nxjerrin anët e mia më të mira të karakterit tim, edhe kur bëhet fjalë për topless”, shton ajo.
Po si e shikon ajo pozimin nudo? “Arti i nudos nuk ka lindur sot, është i vjetër sa e gjithë bota dhe i miklon të gjithë sepse është i bukur”, thotë Lorena. Dhe një topless nga ajo është shumë trullosës, edhe pse ajo këmbëngul, që nuk është pika e saj më e fortë si fotomodele. Është buzëqeshja e pashfaqur, ajo që i tërheq më shumë njerëzit tek ajo.
Po ashtu Lorena ka mësuar se arti nuk ka norma, rregulla e paragjykime. Ajo ka marrë guximin duke shkelur në rrugë, që moshataret e saj ndoshta nuk guxonin asnjëherë. “Për mua, fotografia dhe sfilimi mbi tapetin e pasarelës, janë magjia vetë. Kur shkel aty, jetoj në tjetër botë, shijoj dritat e prozhektorëve, sytë e njerëzve që më ndjekin. Shkel në tjetër realitet”.
Rastisisht në botën e modës
Gjashtë vite më parë Lorena mbërriti në Siena të Italisë, për të vazhduar shkollën e stilimit. Dhe kjo jo se kishte ndonjë prirje të veçantë për dizajn, por sepse i kishte hyrë botës së artit që e vogël, dhe dëshironte të mbetej në këtë fushë. E ky ishte vetëm një fillim.
Historia e saj për të hyrë në fushën e modës ishte aq spontane sa derisa shoqëronte shoqen në një kast për modele, zgjedhin pikërisht Lorenën dhe jo shoqen. E kjo nuk është një histori e stisur, por kështu i kishte ndodhur me të vërtetë.
Konkurset e bukurisë, ishin shansi që mund t’i krijonin mundësinë për të hyrë në fushën e modës. Edhe pse nuk fitonte të ardhura, ajo merrte pjesë në pothuaj çdo konkurs bukurie, dhe kjo për të pasur një CV të mirë, që do ta favorizonte për t’i hyrë botës së modës. Por këto ishin si gara, fatsjellëse, pasi po i fitonte konkurset, që në tri vitet e para të qëndrimit në Itali.
Shumë shpejt arriti të ishte në nga modelet e kërkuara të Agjencisë Altamoda, duke arritur në 300 euro shpërblim për sfilatë. Më pas kaloi në Agjencinë Nice Models. Shumicën e kohës ia merrte studimi për dizajn, edhe pse i vetmi profesion i saj dhe për 10 vite do jetë ai i modeles.
Pak më parë u shfaq tek “Rai Uno”, si valetë përkrah këngëtarit Gigi D’alessio, vetëm një provë 24 orë dhe u gjend në studion e madhe në RAI. Ishte një dalje televizive, që solli njohje të reja në fushën profesionale./panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?