LAJMI I FUNDIT:

Loredana Zefi dhe Capital Bra publikojnë këngën e re “Nicht verdient”

Loredana Zefi dhe Capital Bra publikojnë këngën e re “Nicht verdient”
Loredana Zefi dhe Capital Bra (Foto: YouTube)

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, mbrëmë pas mesnatës ka publikuar një projekt të ri muzikor.

Ajo këtë herë ka bashkuar forcat me reperin nga Gjermania, Capital Bra, projekti i të cilëve mban titullin “Nicht verdient”.

Kënga vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa biondja ka arritur të marrë vëmendje edhe kësaj radhe me stilin e saj të veçantë.


Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Për producimin janë përkujdesur Beatzarre, Djorkaeff, BuJaa Beats, kurse miksimin dhe masterizimin e ka bërë Beatzarre.

Ndërkohë, videoja atraktive i është besuar Heiko Hammer.

"Du bist mein" nga Loredana dhe Zuna renditet e para në Spotify
Lexo po ashtu "Du bist mein" nga Loredana dhe Zuna renditet e para në Spotify

Ky është projekti i dytë i artistes nga Ferizaj i realizuar në këtë kohë karantine, pas atij që e solli me Zunën “Du Bist Mein”.

Lori përndryshe është vetë-izoluar në shtëpinë e saj në Gjermani bashkë me vajzën Hanën, me të cilën shpesh ndan momente të lumtura në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Team Nubi”, Parashuta e veçantë që morën si surprizë Gjesti dhe Egli

“Team Nubi”, Parashuta e veçantë që morën si surprizë Gjesti dhe Egli

Magazina

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina

"Mos ia përmend ish-in Eglit", Gjesti i drejtohet me nervozizëm Loredanës pasi ajo vazhdon t'ia përmend Olsin

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Justin Bieber shqetëson fansat pas paraqitjes së tij të fundit

Justin Bieber shqetëson fansat pas paraqitjes së tij të fundit

Magazina
Kalo në kategori