Me stil si Chris Brown dhe zë sikur Frank Ocean, Loni dëshiron që të punojë në talentin e tij dhe për këtë ka zgjedhur kompaninë BleroEnt.

Ai ka publikuar promon e dy këngëve që do t’i lansojë në kuadër të albumit debutues, e që duken mjaft premtuese.


“Ai ka talent të jashtëzakonshëm. Menjëherë kur kam dëgjuar disa prej punëve të tij, e kam kërkuar dhe kemi nënshkruar kontratë”.

“Ky është vetëm fillimi i tij. Ne synojmë që të punojmë shumë me të, në imazh, në promovimin medial, në zërin e tij, e para së gjithash për një menaxhim profesional që do të mundësonte depërtimin e tij në skenën ndërkombëtare. Ai nuk do të jetë pjesë e skenës vendore, por do ta prezantoj para produksioneve dhe kompanive evropiane”.

“Jemi popull me jashtëzakonisht shumë talent, dhe duhet të jemi krenarë për këtë”, ka delaruar Blero sa i përket talentit Gashi.

Së shpejti pritet të lansohen edhe projektet e para të të riut, i cili duket se ka potencial të madh.

Loni Gashi është një 18 vjeçar i cili ka lindur në Londër dhe momentalisht ai në plan ka lansimin e këngëve vetëm në gjuhën angleze. /Telegrafi/