LAJMI I FUNDIT:

Lojtari dhe pesëshja më e mirë e javës në Ligën Unike

Lojtari dhe pesëshja më e mirë e javës në Ligën Unike

Xhiroja e dytë në Ligën Unike ka dhuruar ndeshje interesante në fundjavë, ku derbi u zhvillua ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, që përfundoi 93:92, pas dy vazhdimeve.

Basketbollisti më i mirë në parket ishte Erjon Kastrati i Yllit me 31 pikë, pesë kërcime, gjashtë asistime dhe tre topa të vjedhur, duke e pasur indeksin e ndeshjes 30. Kastrati është ndër lojtarët më të dalluar në skuadrën therandase, që është kampion i Kosovës, Ligës Unike dhe fitues i Superkupës Mbarëkombëtare.

Teuta e Durrësit mundi Rahovecin 103:123, ku u dallua Cameron Satterwhite me 30 pikë, 9 kërcime, tre asistime dhe tre topa të vjedhur, duke pasur indeksin e ndeshjes 40, një shifër rekord për këtë edicion në Ligën Unike.


Te skuadra durrësake u dallua edhe Tyler Peterson me 25 pikë, shtatë kërcime, gjashtë asistime dhe një bllokadë.

Courtney Fells ishte edhe një herë i jashtëzakonshëm për Prizrenin 16, në fitoren ndaj Tiranës, duke kontribuar me 31 pikë, 11 kërcime, pesë asistime dhe topa të vjedhur, kurse indeksin e kishte 36.

Kamza Basket shënoi fitoren e dytë në këtë edicion, duke mundur Vllazninë e Shkodrës 82:72, ku u dallua Matthew Eldbrigde me 15 pikë, 10 kërcime, dy asistime, dy topa të vjedhur dhe tre bllokada.

Top 5: Erjon Kastrati i Golden Eagle Yllit, Cameron Satterwhite i Teutës, Courtney Fells i Prizrenit 16, Matthew Eldbrigde i Kamza Basket dhe Tyler Peterson i Teutës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Kalo në kategori