LAJMI I FUNDIT:

“Lojtarët janë shumë të motivuar”, Sylvinho flet për gjendjen e ekipit para startit të Euro 2024

“Lojtarët janë shumë të motivuar”, Sylvinho flet për gjendjen e ekipit para startit të Euro 2024

Shqipëria fitoi me rezultat bindës 3-0 miqësoren ndaj Lihtenshtajnit, duke dhënë sinjale pozitive teksa po i afrohemi Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Pas përfundimit të ndeshjes, përzgjedhësi Sylvinho ka deklaruar se ai ka marrë përgjigjet e duhura nga futbollistët e tij.

“Po, i morëm përgjigjet. Lojtarët janë shumë të motivuar, po punojnë pak nga pak. Kanë bërë mirë. Kundërshtar i lehtë në krahasim me Evropianin? Nuk ka rëndësi, janë gjëra shumë të ndryshme”, ka thënë fillimisht Sylvinho.


Tutje tekniku i Shqipërisë u pyet edhe në lidhe me formën e dyshes Armando Broja dhe Jasir Asani.

“Broja dhe Asani? Të gjithë që janë te ne janë të përgatitur dhe janë të gatshëm. Nuk janë vetëm dy që nuk kanë luajtur. Sot në fakt i dhamë prioritet lojtarëve që nuk kanë luajtur në javët e fundit, muajin e fundit”.

Shqipëria kalon “testin” e parë para Euro 2024 – mposht bindshëm Lihtenshtajnin
Lexo po ashtu Shqipëria kalon “testin” e parë para Euro 2024 – mposht bindshëm Lihtenshtajnin

“Pas 3-4 ditësh stërvitje ishte momenti që të shkonin në fushë e luanin. Ajeti ka 2-3 muaj që nuk luan një ndeshje të plotë, sot bëri 60 minuta”, u shpreh Sylvinho.

Në fund, ai tha se dëshiroi që të bënte disa zëvendësime më shumë gjatë kësaj ndeshje, por që rregullorja e UEFA-s ia pamundësoi.

“Gjasula-Asllani apo Remadani-Seferi? Më lejoni të shpjegoj pak. Ne praktikisht kemi ardhur këtu me dy grupe të ndryshme. Abrashi ka luajtur një ditë e gjysmë më parë, Gjimshiti erdhi sot, Seferi bëri një udhëtim të gjatë”.

“Ramadani kishte një problem shëndetësor me Leccen një muaj më parë, janë lojtarë që kanë bërë shumë ndeshje, ndaj ishin jashtë. Të tjerët që luajtën më pak, që ishin me disa ditë stërvitje, i hodhëm në fushë. Për fat të keq kemi vetëm 6 zëvendësime, deshëm të bënim 2-3 zëvendësime më shumë por për shkak të rregullores së UEFA-s nuk mundëm”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

Serie A
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori