LAJMI I FUNDIT:

“Lojtar i jashtëzakonshëm” – Michael Owen mendon se “do të ishte një krim” nëse lojtari i preferuari i tij nuk e fiton “Topin e Artë”

“Lojtar i jashtëzakonshëm” – Michael Owen mendon se “do të ishte një krim” nëse lojtari i preferuari i tij nuk e fiton “Topin e Artë”

Ish-sulmuesi i Ligës Premier, Michael Owen, ka zgjedhur sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski për “Topin e Artë” të vitit 2021 .

Owen beson se Lewandowski ishte jashtëzakonisht i pafat që nuk e fitoi “Topin e Artë” vitin e kaluar pasi ai u anulua për shkak të pandemisë COVID-19.

Megjithatë, eksperti 41-vjeçar beson se asnjë kandidat tjetër nuk do t’i afrohej sulmuesit polak në librat e tij.


“Mendoj se Lewandowski ishte shumë i pafat që nuk e fitoi atë në vitin e Covidit kur ishte, padyshim që u pezullua ose u anulua atë vit, dhe ndoshta do të shkoja me të”.

“Ka kandidatë të tjerë, mos më keqkuptoni, Mo Salah ka pasur një sezon të mrekullueshëm, megjithëse nuk ka fituar asgjë. Jorginho, nga ana tjetër, për Chelsean, ka fituar gjithçka”.

“Por unë nuk jam i sigurt se ai është potencialisht mjaft i mirë për ta fituar atë përpara lojtarëve si Lewandowski, dhe kështu unë shkoj për të. Ai ka fituar përsëri Bundesligën”, ka thënë ai.

Michael Oëen tha gjithashtu se do të ishte një krim nëse Lewandowski nuk e fitonte Topin e Artë një herë në karrierën e tij.

“Numrat e tij janë tronditës. Golat e tij në vitin e fundit. Kështu që unë mendoj se do të shkoja për Lewandowski. Do të ishte një krim absolut nëse ai do ta kalonte karrierën e tij pa fituar. Ai është një lojtar mahnitës”, deklaroi Owen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Hendboll
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori