Përtej vetvetes, Ukraina çliroi fuqitë e mëdha evropiane e më gjerë.
Ajo çliroi, në radhë të parë, Rusinë, fuqinë që kërkoi ta invadojë me gjak fqinjin e saj të një gjaku. Duke i nxjerrë asaj kallajin imperial. I dha të kuptojë se nuk është një fuqi në rritje që të mund të formësojë një rend të ri botëror. Përkundrazi, është një fuqi në rënie, e sunduar nga autoritarizmi në politikë, korrupsioni oligarkik në ekonomi dhe anakronizmi në ushtri.
Një ndërmarrje e suksesshme revizionuese në Ukrainë, mund ta kishte mbajtur Rusinë në lojën gjeopolitike, madje si lider i ndryshimit të balancave gjeopolitike në favor të regjimeve autoritare, nga të cilat karakterizohet thellësia evroaziatike. Rezultoi e kundërta: dështoi në pikëpamje strategjike, edhe pse në pikëpamje operacionale, do të mbajë me dhunë gjysmëbregun Krime-Mariupol-Donbas.
Rusia, nëse ruan linjën doktrinore të deritanishme, do dalë gjithnjë e më shumë nga loja gjeopolitike. Autoritarizmi, korrupsioni, qasja militare, sundimi i shërbimeve inteligjente mbi institucionet e tjera ku, normalisht, duhet të bazohet siguria e vërtetë e një vendi demokratik, e të tjera doktrina të këtij lloji, nuk janë rekomandime të mira për të fituar një rol gjeopolitik.
Përkundër, invazioni rus në Ukrainë ridimensionoi gjeopolitikën e fuqive të mëdha.
Rusia aspiroi shthurjen e Aleancës Euro-Atlantike, por prodhoi integrimin e mëtejshëm të saj, duke thithur edhe Finlandën e Suedinë, deri tani të kërcënuara e të trembura nga Rusia.
Mbi të gjitha, invazioni rus në Ukrainë thirri në skakierë Gjermaninë. “Nëse bota ndryshon, edhe politikat tona duhet të ndryshojnë”, konkluduan politikanët gjermanë. Me rritjen e buxhetit ushtarak në 100 miliardë dollarë që këtë vit, duket se Gjermania do të zgjidhë përfundimisht zinxhirët që e mbanin të lidhur që nga Lufta e Dytë Botërore, duke e risjellë në skenën evropiane si fuqia e parë dhe në skenën botërore si fuqia e tretë, pas SHBA dhe Kinës. Dhe të kujtojmë se përpara 24 shkurtit 2022, renditej disproporcionalisht e shtata.
Po pse u detyrua Gjermania të rishikojë politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes, pikërisht pas aventurës ruse në Ukrainë?
Gjeografia, në këtë rast ajo e Ukrainës, është një shtytëse e sjelljes shtetërore, sepse është një element i përhershëm që nuk mund të anashkalohet apo të nënvleftësohet. Mbretëritë, perandoritë, shtetet dhe sundimtarët vijnë e shkojnë, por lumenjtë, oqeanet, malet, stepat, pyjet dhe shkretëtirat mbeten. Ukraina, për shembull, është një fushë beteje e kontestuar për shekuj me radhë: nga romakët, rusët, otomanët, francezët, gjermanët. Ajo është një korridor gjeografik dhe logjistik që lidh gadishullin evropian me zemrën aziatike. Prej këtej, kush zotëron Ukrainën, shtron rrugën për të zotëruar tërë kontinentin euroaziatik. Është për këtë arsye që Ukraina mund të cilësohet si një lloj magneti që ka tërhequr ambiciet e pushtuesve nga të gjitha krahët. Për më tepër, Ukraina gëzon avantazhe krahasuese bujqësore (zë vendin e pestë në botë për eksport gruri, pas Rusisë, Kanadasë, SHBA-së dhe Francës), rrugë ujore të lundrueshme, porte me peshë në ujëra të ngrohta, rrjete të infrastrukturës, demografi dhe depozita të lakmueshme burimesh minerale.
Rusia e bëri një provë për ta privatizuar Ukrainën. “Operacioni Special” rus ishte vetëm prova e parë. Dhe oreksi vjen duke ngrënë.
Por, Ukraina nuk është çështje nacionale, as minoritetesh, as djep kulture e tradite për ta pretenduar dikush. Prandaj edhe siguria e Ukrainës është më shumë sesa siguri ukrainase, më shumë sesa siguri ruse: është siguri evropiane.
Prandaj, edhe formula e re gjeopolitike kërkon patjetër që Gjermania të ngjitet “über alles” (mbi të gjitha) në kontinent dhe Rusia të mbahet nën kontroll. Natyrisht, SHBA do t’i vëzhgojë të gjithë, por do të merret edhe me halle më të mëdha se Evropa.
Tanimë, me kursin e ri post-Ukrainë, Gjermania pritet ta dominojë kontinentin në pikëpamje ushtarake, çka do të thotë se, në bashkëshoqërim me kapacitetet e potencialet e tjera të saj gjeografike, industriale e intelektuale, do të dominojë jo thjesht në pikëpamje tregtare, por në pikëpamje gjeopolitike, çka i le fuqitë e tjera evropiane në pozita inferioriteti.
Është kjo arsyeja që zgjoi Britaninë nga letargjia pas daljes nga BE. Afirmimi i një fuqie më të madhe në kontinentin evropian ka qenë dhe do të mbetet gjithnjë sinjal alarmi për gjeopolitikën angleze. Në shekullin e 18-të, së bashku me Prusinë, udhëhoqi koalicionin kontinental që e detyroi Francën e Madhe të Napoleon Bonapartit të takonte Vaterlonë. Në shekullin e 20-të, Çërçill e bashkoi Britaninë edhe me djallin për të mposhtur Gjermaninë e Madhe të Hitlerit. Kur Gjermaninë e bënë të parrezikshme duke e ndarë përgjysmë, ishte përsëri po ai, britaniku më i madh i të gjithë kohërave, i cili ngriti idenë e Perdes së Hekurt, këtë herë kundër Bashkimit të Madh Sovjetik.
Prandaj, Britania shpejtoi të rikthehet në kontinent: me një marrëveshje trepalëshe, garantoi Suedinë dhe Finlandën me mbulim bërthamor në rast kërcënimi nga Rusia. Dhe ishte vetëm hapi i parë. Me siguri do të hedhë hapa të tjerë rikthimi në kontinent. Është imperativi i saj i përjetshëm.
Fuqia tjetër e kontinentit, Franca, duke qenë relativisht larg në pikëpamje gjeografike nga zhvillimet në Ukrainë, i ka mbetur vetëm një armë: diplomacia. Prandaj, Presidenti francez, veçanërisht gjatë këtyre tre muajve të fundit, u bë aq i pranishëm në Moskë, edhe pse homologu rus i rezervoi vetëm cepin tjetër të tavolinës. Nuk janë pa gjë zërat se, si fuqi relativisht e madhe, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mbajtëse aktuale e Presidencës së radhës të Këshillit të BE-së, do të mbyllë gojën për çka Rusia do mbajë me dhunë në bregdetin e Detit të Zi.
Turqia, fuqia në rritje e Evropës Juglindore, ku përfshihet edhe Ukraina, është në bahçen e saj. Ashtu si edhe Rusia e pretendon dhe Evropa e quan pjesë të saj. Prandaj, me një dorë në revani dhe tjetrën në bakllava, Turqia do vijojë të ruajë baraslargësi si me Rusinë, edhe me Perëndimin. Refuzimi i Turqisë për të vënë veton lidhur me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, lidhet, në radhë të parë me këtë pozitë gjeopolitike të Turqisë dhe jo aq me embargon e armatimeve që i vuri Suedia për shkak të ndërhyrjes në Siri dhe as me faktin që këto dy vende strehojnë militantë kurdistanë e gylenistë.
Kësisoj, Ukraina çliroi jo vetëm vetveten, por hapi një lojë të tërë gjeopolitike përreth saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës