LAJMI I FUNDIT:

Loci: Sot në Pejë me COVID-19 janë prekur edhe personel nga shëndetësia primare

Loci: Sot në Pejë me COVID-19 janë prekur edhe personel nga shëndetësia primare

Në Komunën e Pejës sonte janë paraqitur 18 raste të reja me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Petrit Loci thotë për RTV Dukagjinin se të gjitha rastet e fundit janë raste kontakti.

Ai thotë se të prekurit e ditës së sotme vijnë nga institucionet publike dhe private.

“Nga institucionet publike të infektuarit janë personel shëndetësorë çka edhe e bënë më të vështirë gjendjen”.

Loci thotë se rastet e paraqitura gjatë pesë ditëve të fundit kanë prekur edhe punëtorë shëndetësorë nga Spatali Regjional i Pejës por sot është prekur edhe personeli i shëndetësisë primare.

Loci thotë se gjendja e të prekurve është stabile ndërsa dy persona që janë në moshë më të shtyrë e kanë gjendjen më të rënduar./Telegrafi/