LAJMI I FUNDIT:

Loci: Në Pejë presim që sot të shërohen tetë persona

Loci: Në Pejë presim që sot të shërohen tetë persona

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka deklaruar se janë në pritje të rezultateve nga IKSHPK sa i përket numrit të shëruarve nga COVID-19.

Loci në RTV Dukagjini ka thënë se sot në Pejë janë marrë 33 mostra ku 25 prej tyre janë ritestime të para ndërsa 8 ritestime të dyta.

“Te testimet e dyta presim që të konfirmohet shërimi i këtyre pacientëve”.


Ndryshe Peja është komuna e katërt në nivel Kosove, pas Ferizajt, Prizrenit e Malishëves për nga numri i personave të prekur me coronavirus.

Në Pejë janë regjistruar 73 raste me COVID-19, ndërsa dy prej tyre kanë përfunduar me fatalitet./Telegrafi/