Nexhat Llumnica nga Këshilli Grevist ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk pranoi kërkesën e sindikalistëve për 80 euro shtesë.
Llumnica ka thënë se një kërkesë e tillë është më se legjitime duke u bazuar në rritjen e lartë të inflacionit. Ai ka thënë se lidhur me kërkesën e parashtruar, Kurti nuk ka bërë asnjë lëvizje.
“Ne kemi ofruar një opsion tjetër kemi thënë se po tërhiqemi nga kërkesa për 100 euro, qe 80 euro”, ka thënë Llumnica gjersa ka theksuar se nga Kurti nuk është bërë asnjë lëvizje nga ajo që kishte prezantuar në pakon e përballimit të inflacionit ku 50 euro do iu ndahen sektorit publik.
Erton Bega, ekonomist ka thënë se kërkesa e SBASHK-ut është tërësisht legjitime nëse shihet nga rritja e inflacionit. Mirëpo, ngërçin në dialog Bega e sheh sikurse rrjedhojë e sjelljeve të të dyja palëve.
“Problemi më i madh i këtij ngërçi në komunikimin apo dialogun social qëndron tek sjellja e të dyja palëve të cilat kanë etiketuar njëra-tjetrën kanë pamundësuar zhvillimin e një dialogu social në mënyrën sesi duhej të shkonte. Përgjegjëse mbetet qeveria e cila është mandatuar përmes zgjedhjeve të përballet me situata të tjera”, ka thënë Bega gjersa ka theksuar se në vitet e fundit “ jemi dëshmitar që në muajin gusht-shtator dëgjojmë paralajmërime dhe kërcënime në sektorin e arsimit”.
Të martën, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Këshillin Grevist, të udhëhequr nga kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj.
Pas takimit, Jasharaj bëri të ditur se përkundër tentimeve nuk pati dakordim me Qeverinë e Kosovës, në lidhje me ndaljen e grevës.
Jasharaj, po ashtu, ka thënë se nuk është pajtuar me kryeministrin Kurtin, i cili sipas tij nuk e ka konsultuar me sindikatat pakon e fundit për luftim të inflacionit.
Në një konferencë për media, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me Këshillin Grevist, ka thënë se nuk është e vërtetë që qeveria e tij nuk ka lëvizur asnjëherë nga qëndrimet e veta.
Kurti është shprehur se i ka dhënë disa propozime për sindikalistët, dhe se sipas Kurtit, këta të fundit kanë thënë se do të konsultohen me anëtarësinë nëse do t’i pranojnë apo jo, por një gjë të tillë sipas Kurtit nuk e kanë bërë, sepse menjëherë në konferencë për media kanë deklaruar se greva do të vazhdojë.
Kurti ka thënë se Jasharajt dhe kolegëve të tij u ka propozuar që të jenë pjesë e diskutimeve në lidhje me Ligjin e Pagave.
“Ne ua thamë edhe tri gjëra sot, për të cilët ata neve na premtuam se do ta pyesin anëtarësinë. Porsa dolën nga takimi, deklaruan se greva vazhdon, kur e pyetën anëtarësinë? Oferta shtesë ishte kjo, do të jenë pjesë përmbajtësore e diskutimeve publike për ligjin mbi pagat dhe ne atyre ua dhamë lajmin të parët se këtë javë do të fillojë diskutimi publik”, ka thënë ai.
Kurti bëri të ditur se kanë kërkuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, që bashkë me qeverinë ta bëjnë reformën në sistemin pensional. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-380x233.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/auto_shkolla-pavaresia1725263833-e1739910840769-380x233.jpg)
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1-380x233.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame
![Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/auto_shkolla-pavaresia1725263833-e1739910840769-780x439.jpg)
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike
![Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/thaci_selimi-1.jpg)
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame