Vetëm në tri vitet e fundit rreth 10 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë viza të punës në shtetet perëndimore për një jetë më të mirë.
Kështu ka thënë sot ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, gjatë një vizite që ka bërë në Qendrën e Trajnimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), i cili vuri në pah se është sfiduese ikja e kuadrove, e cila po shkakton dëme të madhe në vend.
Sipas tij, këto shkathtësi që po zhvillohen në Qendrën e Trajnimeve në KEK, janë në të mirë të vendit, sepse Kosova ka mungesë jashtëzakonisht të madhe të kuadrove në nivel të vendit.
“Po flasim për një ikje të kuadrove nga vendi, por gjithashtu edhe mungesë të certifikimeve të ndryshme ndërkombëtare. Nëse ne vetëm me ndërtimin e termocentralit [Kosova e Re], do të punësojmë qindra saldues dhe teknik të ndryshëm, ku do t’i marrim ata? Sfida është se ne në vitet e kaluara, për tri vitet e fundit diku rreth 10 mijë vet, persona të certifikuar kanë marrë viza punë për në vendet e perëndimit, siç është Gjermania, dhe kjo normalisht neve na shkakton një dëm afatshkurtër, sepse ato kapacitete nuk i kemi zëvendësuar. Andaj, kjo është ideja dhe qëllimi i vizitës të shikohen format se si mundet të certifikohen më shumë persona me shumë shkathtësi dhe të arrihet të mos ketë një hapësirë ku duhet të importohet fuqi punëtore nga vendet e ndryshme të rajonit”, ka thënë Lluka.
Lluka tha se do të angazhohet që të sigurohen sa më shumë bursa për studentët për krijimin e këtyre shkathtësive për certifikim ndërkombëtar, sepse është i domosdoshëm për të gjitha kompanitë.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues në KEK, Njazi Thaçi, ka prezantuar kapacitetet që posedon Qendra e Trajnimeve në KEK për aftësimin profesional të të rinjve dhe mundësitë që tani do të ofrojë kjo qendër për trajnime në disa teknologji.
Ai tha se në Qendrën e Trajnimeve janë trajnuar punëtorë të KEK-ut, të cilët kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme dhe falë tyre KEK është një kompani me perfomancën më të mirë në Kosovë, me një fitim mbi 20 milionë euro.
Ai shtoi se përpos trajnimeve për punëtorët KEK-ut, kjo Qendër kryen trajnime edhe për të rinjtë që janë të interesuar jashtë KEK-ut me kërkesë të donatorëve, kompanive të ndryshme si dhe për fakultete.
“Tani ne kemi bërë një strategji që t’ju ofrojmë të rinjve të Kosovës një mundësi trajnimi që të përgatiten për tregun e punës. Kemi trajnerë të përgatitur profesionalisht të certifikuar ndërkombëtarisht, kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian. Trajnimet që kjo qendër i kryen janë kryesisht teknike si teknologji elektrike, teknologji makinerie si dhe teknologjia e saldimit. Përpos këtyre trajnimeve, kjo qendër kryen edhe trajnime të tjera siç janë trajnimet e IT-së të menaxhimit të sigurisë industriale si dhe trajnime kundër zjarrit”, tha Thaçi.
Fillimi i punës së Qendrës së Trajnimit ka nisur në maj të vitit 2005, ku ndërtimi i Qendrës e po ashtu pajisja e zyrave, laboratorëve dhe punëtorive është financuar nga burimet KEK-ut dhe nga Agjencioni Evropian për Rindërtim. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-380x233.jpg)
Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-380x233.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/3acdf46c-c6a9-4c4a-add1-3c7659c0c28e-780x439.jpeg)
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
![Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-780x439.jpg)
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re