Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka gjatë vizitës në Pejë dhe në Istog kishte disa takime ku u trajtuan çështje me interes për zhvillimin e këtyre komunave.
Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Pejës, Gzmand Muhaxheri, u shqyrtuan planet dhe projektet s në sektorin e ujit, respektivisht ujësjellësin, trajtimin e ujërave të zeza, grumbullimin dhe menaxhimin me mbeturinat, si dhe për sektorë të tjerë. Theks i veçantë i është dhënë realizimit të projektit për furnizim me ujë të fshatrave të Lugut të Baranit, pastaj gjetjes së zgjidhjeve për fshatrat e Rugovës, duke pasur parasysh se furnizimi me ujë do të ketë ndikim edhe në zhvillimin e turizmit. Njëherit u shqyrtua mundësia për ngritjen e impiantit për pastrimin e ujërave të zeza.
Ministri Lluka me këtë rast theksoi edhe domosdonë e angazhimit të autoriteteve komunale për zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe evitimin e kyçjeve ilegale në rrjet. Njëherit kërkoi që edhe në këtë komunë të realizohen projekte që ndërlidhen me efiçiencën e energjisë elektrike dhe të atyre të energjisë nga burimet e ripërtëritshme, posaçërisht përmes paneleve solare.
Në kuadër të kësaj vizite, kreu i MZHE-së vizitoi edhe KRU “Hidro Drini”, ku u prit nga bordi dhe menaxhmenti i kompanisë, me të cilët u fol për planet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet, pasi humbjet e ujit janë shumë të mëdha- rreth 62% të sasisë së ujit të prodhuar, kryesisht për shkak të kyçjeve ilegale, apo edhe rrjedhjeve që janë rezultat i rrjetit të vjetërsuar.
Ministri kërkoi nga menaxhmenti i kompanisë, e cila me ujë furnizon Pejën, Klinën, Istogun, Deçanin e Junikun, që të gjejnë mënyrën për zvogëlimin e humbjeve dhe rritjen e inkasimit, si faktorë kyç që ndikojnë në afarizmin negative të kësaj ndërmarrje publike.
Një takim të veçantë Ministri Lluka pati edhe me kryeshefin e kompanisë së ujërave “Drini i Bardhë” me të cilin u trajtuan problemet që kanë të bëjnë me sigurimin e ujit si për fermerët, ashtu edhe kompanitë e shfrytëzuesit e tjerë, si edhe për inkasimin, i cili është tejet i ulët.
Në Istog, ministri Lluka u takua me disa nga anëtarët Shoqatës për Prodhimin e Peshkut, të cilët ngritën shqetësimin për mënyrën e faturimit dhe të pagesave që iu ngarkohen për shfrytëzimin e ujit nga kompania “Drini i Bardhë”. Lluka atyre iu premtoj se do të angazhohet në kuadër të përgjegjësive që ka, por edhe në bashkëpunim me institucionet e tjera, në mënyrë që ky problem të zgjidhet në mënyrën më të drejtë dhe në pajtim me ligjin, ashtu që ai të mos jetë problem për zhvillimin e kësaj veprimtarie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBANA’S, restauranti i Arbana Osmanit arrin në HyperActive në Prishtinë
Popeyes® vjen në Kosovë
Banka Botërore 90 milionë euro kredi Kosovës
"Holiday In 2” zhytu në jetën bregdetare me apartamentin tuaj të ëndrrave në plazh
Çmimet më të mira për Ramazan në Emona Center
Kosova do të bëhet me impiant fotovoltaik diellor me kapacitet 100 MW, Murati: Projekti më i madh në rajon i këtij lloji
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Përfito nga zbritja dhe apliko në trajnimin për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Zbulo qysh mundesh me i vesh gërshetat me ZBRITJE
Më të lexuarat
Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!
Premtimi i Abelard Tahirit: Nëse Kurti edhe një herë bëhet kryeministër, unë e lë mandatin e deputetit
Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood