Lluka: Masat efiçiente të energjisë do të vazhdojnë edhe në institucione tjera në tërë Kosovën
Nga dita e hënë ndërtesa e Administratës dhe Hemodializës në Spitalin e Gjakovës është bërë me masa të efiçiencës së energjisë. Kjo falë investimit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, përmes kredisë së Bankës Botërore për Projektin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtritshme.
Në ceremoninë inauguruese të këtij projekti morën pjesë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Marco Mantovanelli dhe përfaqësues të Spitalit të Gjakovës.
Lluka tha se “Jemi këtu bashkërisht që të shohim punimet dhe përurimin e projektit këtu ku jemi te hemodializa. Është një projekt i cili ka për qëllim që të gjitha objektet qendrore të bëhen efiçiente. Ky objekt është ndryshuar tërësisht nga jashtë. Deri në fund të projektit parashikohet të implementohen projekte renovuese në rreth 140 ndërtesa publike në tërë Kosovën. Është me rëndësi ndikimi në ambient, vetëm me këto projekte do të evitohet emetimi i dioksidit të karbonit. Projekti ka vlerë 30 milionë euro.
Ai tha se MZHE do të vazhdojë të përkrahë projekte të këtilla pasi që Efiçienca e Energjisë paraqet prioritet për MZHE-në dhe zhvillimin ekonomik të vendit, krijimin ambientit të pastër dhe gjenerimin e vendeve të punës.
Ndërsa, drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, tha se me ministrin Lluka kemi filluar vitin e kaluar zbatimin e masave te efiçiencës së energjisë në Prishtinë, por tash edhe ne qytete tjera te Kosovës. Jemi duke ndihmuar Kosovën në renovimin e ndërtesave publike në kuadër të zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë, deri në fund të projektit do të renovohen 100 objekte, kosto e të cilave është rreth 30 milionë dollarë.
Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, u shpreh i kënaqur me investimet që janë bërë në ndërtesat e Spitalit të Gjakovës. Ai derisa prezantoi investimet e bëra këtë vit, tha se, viti 2018 shënon vitin e sukseseve të mëdha në këtë spital që nga paslufta.
“Këtë vit spitali ka qenë kantiere ndërtimi! Së pari është ndërtuar në efiçiencë në administratë e hemodializë, së shpejti do të fillon edhe ndërtesa e ambulancave specialistike”, u shpreh ai.
Renovimi i kësaj ndërtese është realizuar në kuadër të pakos prej 20 ndërtesave publike/qeveritare të kontraktuar në vlerë prej 3.4 milionë euro, e cila kontratë pritet të përfundoj në fund të muajit tetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës