LAJMI I FUNDIT:

Lluka kujton Ditën ndërkombëtare të emigrantëve: Të krijohen kushte në mënyrë që të rinjtë mos ta braktisin Kosovën

Lluka kujton Ditën ndërkombëtare të emigrantëve: Të krijohen kushte në mënyrë që të rinjtë mos ta braktisin Kosovën

Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj ka kujtuar 18 dhjetorin, Ditën ndërkombëtare të emigrantëve.

Duke e lidhur Ditën ndërkombëtare të emigrantëve me kushtet e jetesës në Kosovë, Lluka theksoi se duhet rritur standardi i jetës dhe krijimi i mundësive në mënyrë që të rinjtë dhe qytetarët e Kosovës ta shohin perspektivën këtu dhe mos të largohen nga atdheu.

Lluka thekson se duke pasur parasysh faktin që vendi ynë historikisht ka qenë i ndikuar nga lëvizjet e migrantëve drejt shteteve dhe kontinenteve tjera është mirë që kjo date të shënohet dhe tek ne.


Lexoni të plotë shkrimin e Llukës lidhur me 18 dhjetorin, Ditën ndërkombëtare të emigrantëve:

Duke marrë parasysh numrin e madh dhe në rritje të emigrantëve në botë, me 4 dhjetor 2000 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mori vendim që 18 dhjetorin ta shpallë Ditën Ndërkombëtare të migrantëve. Poashtu Kuvendi miratoi Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të të gjithë Punëtorëve Migrantë dhe Anëtarëve të Familjeve të tyre.

Po ashtu më 14 dhe 15 shtator 2006, 132 Shtetet Anëtare që morën pjesë në Dialogun e Nivelit të Lartë mbi Migrimin dhe Zhvillimin Ndërkombëtar , të realizuar nga Asambleja e Përgjithshme, riafirmuan një mesazh kyç.

Së pari, ata theksuan se migrimi ndërkombëtar është një fenomen në rritje dhe se mund të jep një kontribut pozitiv në zhvillimin e vendeve të origjinës dhe vendeve të destinacionit, me kusht që të mbështetej nga politikat e duhura.

Së dyti, ata theksuan se respektimi  i të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë emigrantëve është thelbësor për të përfituar nga migracioni ndërkombëtar.

Së treti, ata pranuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mbi migracionin ndërkombëtar, në mënyrë bilaterale, rajonale dhe globale.

Veç tjerash Dialogu i Nivelit të lartë theksoi se migrimi ndërkombëtar, mund të kontribuojë në zhvillim,ai pranoi se migrimi ndërkombëtar nuk sjell çdoherë mundësitë e kërkuara.

Shumë shpesh, emigrantët ishin të detyruar të kërkonin punë jashtë vendit, për shkak të varfërisë, konfliktit, apo shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Paqja dhe siguria, qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe ofrimi i punës së denjë në vendet e origjinës  do të siguronin një jetë më të mire dhe njerëzit nuk do të largoheshin jashtë vendit. Migracioni ndërkombëtar duhet të jetë pjesë përbërëse e agjendës së zhvillimit dhe duhet të jetë pjesë e strategjive kombëtare të zhvillimit.

Pas Dialogut të Nivelit të Lartë, Qeveria e Belgjikës filloi një proces për të krijuar Forumin Global për Migracion dhe zhvillimin e një procesi konsultativ vullnetar, jo detyrues dhe jo formal, i udhëhequr dhe I hapur për të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara. Kështu qeveritë duhet të trajtojnë çështjet në lidhje me migrancionin dhe zhvillimin ndërkombëtar në mënyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse .

Forumi Global bashkon ekspertizën e Qeverive nga të gjitha rajonet,promovon dialogun,bashkëpunimin dhe partneritetet dhe nxitë rezultate praktike të orientuara drejt veprimtarisë kombëtare, rajonale dhe globale.

Që nga Dialogu i Nivelit të Lartë me 2006, mbi migrimin dhe zhvillimin ndërkombëtar, bashkëpunimi ndërqeveritar në fushën e migracionit është rritur ndjeshëm. Grupet e ndryshme ndërqeveritare, rajonale dhe proceset konsultative janë fokusuar gjithnjë e më shumë në dimensionet e zhvillimit të migracionit ndërkombëtar, edhe pse e kanë bërë në mënyra të ndryshme.

Nevoja për të kuptuar më mire çështjet e ngritura nga migracioni ndërkombëtar në lidhje me zhvillimin për  të shkëmbyer përvojën dhe njohuritë dhe për të ndërtuar qëndrime të përbashkëta ka shtyrë shumë vende të bashkohen me grupet rajonale që ta rrisin bashkëpunimin. Duket se Dialogu i Nivelit të Lartë shërbeu si një katalizator për të gjeneruar një aktivitet të konsiderueshëm në këtë fushë.

Në shtator 2016 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së priti një takim të nivelit të lartë për të trajtuar lëvizjet e mëdha të refugjatëve dhe emigrantëve, me qëllim të afrimit të vendeve përballë një qasje më humane dhe më të koordinuar.

Në këtë Samit në nivel qeveritar dhe shtetëror Asambleja e Përgjithshme bëri thirrje  për lëvizjet e mëdha të refugjatëve dhe emigrantëve, kjo ishte një  mundësi historike për të dale me një plan ndërkombëtar. Samiti ishte një moment i rëndësishëm për të forcuar  qeverisjen e migracionit ndërkombëtar dhe një mundësi unike për krijimin e një sistemi më të përgjegjshëm dhe të parashikueshëm për t’iu përgjigjur lëvizjeve të mëdha të refugjatëve dhe emigrantëve.

Duke pasur parasysh faktin që vendi ynë historikisht ka qenë i ndikuar nga lëvizjet e migrantëve drejtë shteteve dhe kontinenteve tjera është mire që kjo date të shënohet dhe tek ne.

Në mënyrë që lidhja shpirtërore e mërgimtarëve të forcohet dhe më shumë duke krijuar linja bashkëpunimi në të gjitha fushat.

Po ashtu duhet rritur standardi i jetës dhe krijimi  i mundësive  në mënyrë që të rinjtë dhe qytetarët e  Kosovës ta shohin perspektivën këtu dhe mos të largohen nga atdheu”.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori