LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Franca partnere e rëndësishme në zhvillimin e Kosovës

Lluka: Franca partnere e rëndësishme në zhvillimin e Kosovës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në detyrë, Valdrin Lluka, ka pritur në takim ambasadoren e re të Francës, Marie Christine Butel, e cila ishte e shoqëruar me drejtoreshën e Zyrës Rajonale të Thesarit Francez, me seli në Sofje, Florence Dobelle, të cilën e njoftoi për zhvillimet ekonomike në Kosovës, ecurinë e projekteve franceze në Kosovë si dhe intensifikimin e partneritetit ekonomik mes dy vendeve.

Gjatë takimit, ministri Lluka, ka konfirmuar gatishmërinë e Kosovë për të vazhduar me rritjen e bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve nëpërmjet rritjes së investimeve direkte të investitorëve francez në Kosovë dhe promovimit të produkteve kosovare në Francë.


Në takimi gjithashtu është diskutuar ecuria e implementimit të projektit për ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza për qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit, projekt ky në vlerë prej 86 milionë euro.

Lluka shprehu mirënjohje të thella për kontributin e Francës dhënë për Kosovën dhe përkushtimin për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Edhe ambasadorja Christine Butel, i ka përcjell ministrit Lluka, angazhimin dhe rolin e Francës, për ta përkrahur Kosovën në të gjitha proceset që ndihmojnë Kosovën në zhvillimin ekonomik. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel
Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Botë
Kalo në kategori