Lloris: Mirë për ne dhe pa fat për Cityn
338:"MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 17: Gabriel Jesus of Manchester City speaks with Referee Michael Oliver after the VAR check rules his third goal disallowed during the Premier League match between Manchester City and Tottenham Hotspur at Etihad Stadium on August 17, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images) 12:"Getty Images
Kapiteni i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris, ka pranuar se mendoi se Gabriel Jesus shënoi gol në minutat shtesë në ndeshjen kundër Manchester Cityt.
Sulmuesi brazilian realizoi nga afërsia, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, goli u anulua pasi paraprakisht Aymeric Laporte e kishte prekur topin me dorë.
"Të jem i sinqertë, mendova se ishte gol. Është paksa pa fat për Cityn. Të gjithë mund të kenë interpretime të ndryshme tash për tash. Por, ne jemi të kënaqur me pikën e fituar".
"E shikova ekranin dhe e kuptova se kishte prekje me dorë, gjë që është e mirë për ne dhe pafat për Cityn, mirëpo ka edhe shumë ndeshje para nesh".
"Aktualisht, thjesht duhet ta shijojmë momentin", është shprehur portieri i Tottenhamit për Sky Sports. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























