LAJMI I FUNDIT:

Llogaria zyrtare e Papës në Instagram pëlqeu foton e një modeleje braziliane, Vatikani ka nisur hetimet

Llogaria zyrtare e Papës në Instagram pëlqeu foton e një modeleje braziliane, Vatikani ka nisur hetimet

Vatikani ka thënë se është duke e hetuar rastin pasi llogaria zyrtare e Papës në Instagram “pëlqeu” një foto të një modeleje braziliane pothuajse të zhveshur.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, mbetet ende e paqartë se kur llogaria zyrtare e “pëlqeu” imazhin e Natalia Garibotto, e cila ishte shfaqur me një veshje uniforme shkolle.

Mediet filluan së pari ta raportojnë rastin para se të hiqej pëlqimi i këtij imazhi në platformë.


Lidhur me këtë rast, zyrtarët në Selinë e Shenjtë thuhet se po e hetojnë rastin për të parë se si mund të ketë ndodhur një gjë e tillë në llogarinë e Papës.

“Ne mund ta përjashtojmë mundësinë që pëlqimi erdhi nga Selia e Shenjtë”, tha një zëdhënës i Vatikanit.

Llogaria zyrtare e Papës në Instagram, e cila është nën emrin e përdoruesit franciscus, ka 7.4 milionë ndjekës nga e gjithë bota.

Burimet pranë zyrës së shtypit të Vatikanit thanë se llogaritë menaxhoheshin nga një ekip punonjësish dhe një hetim i brendshëm tani është në proces. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Kalo në kategori