LAJMI I FUNDIT:

Lleshaj: Qendrat e lojërave të fatit të trajtohen si parcelat me kanabis

Lleshaj: Qendrat e lojërave të fatit të trajtohen si parcelat me kanabis

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi një takim paraditen e sotme me drejtuesit kryesorë të policisë së Shtetit, në ambientet e sallës së konferencave, në ministri.

Në fjalën e tij, Lleshaj u kujtoi drejtuesve të policisë se nga ora 00:00 e datës 1 janar, veprimtaria e lojërave të fatit bëhet e paligjshme në territorin e Shqipërisë.

“Nga data 1 Janar, duke filluar nga ora 00:00, aktiviteti i lojërave të fatit bëhet i paligjshëm në Shqipëri dhe çdo pikë ku ushtrohet kjo veprimtari, duhet trajtuar njësoj si një parcelë kanabisi. Jam njohu me masat e marra nga ana juaj dhe po ju theksoj se gjithsecili do të japë llogari për zonën e tij të përgjegjësisë. Duhet të shtojmë në mënyrë të ndjeshme kontrollet dhe bashkëpunimin me qytetarët, për të luftuar ashpër këtë fenomen”, deklaroi Lleshaj.


Menaxhimi me kujdes i situatave gjatë ditëve festive, ishte një tjetër çështje që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj trajtoi në takimin me drejtuesit e policisë, gjatë takimit të sotëm.

“Kontrolli i zbatimit të ligjit që ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, si fishek-zjarret, gjatë ditëve festive, është shumë i rëndësishëm, pasi shpesh kemi hasur në raste ku janë dëmtuar rëndë përdoruesit e tyre”, deklaroi ministri.

Sandër Lleshaj përsëriti edhe njëherë urdhrin e tij, për të shmangur patrullat nëpër rrugë, nga ana e këtij shërbimi të policisë, duke kërkuar identifikimin dhe dokumentimin e shkeljeve, dhe dërgimin e gjobave me postë. /TCH /Telegrafi/

Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori