Llapi dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Klubi nga Podujeva është nikoqir i kryeqytetasve në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, e cila pritet të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.


Ekipi i Tahir Batatinës vjen nga një formë e luhatshme në kampionat, por në Kupë ka treguar formë të lartë dhe synimi i tyre shumëvjeçar është dalja në Evropë dhe për këtë duan ta sigurojnë finalen.

Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadanit është në formë të lartë dhe do të tentojë ta shkrijë disavantazhin nga ndeshja e parë për të siguruar një vend në finalen e Kupës së Kosovës.

Ndeshja e parë ka përfunduar me fitoren e Llapit 3-2, ndërsa në finale i pret Dukagjini, i cili eliminoi Istogun.

Batatina ka vendosur të startojë me më të mirët, ndërsa Ramadani ka bërë shumë ndryshime.

Llapi: Coric; Idrizi, Prenqi, Krasniqi, Emini; Hoti, Ar.Ramadani, Shabani; Veliu, Januzi, Sadriu; Prishtina: Nika; Pefaqeli, Dellova, Bardhoku, Mici; Zyba, Lilaj, Maliqi; Gavazaj, Shillova, Prapashtica; /Telegrafi/

telegrafi sport app