LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci flet për pronën komunale në Arllat: Unë punoj si gjermanët – me letra

Lladrovci flet për pronën komunale në Arllat: Unë punoj si gjermanët – me letra

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar zhvillimet të cilat kanë ndodhur në pronën e lëshuar me qira nga Komuna e Drenasit në fshatin Arllat.

Në emisionin “Kallxo Përnime” janë transmetuar pamjet ku në atë pronë ishin hedhur koktej Molotovi  e po ashtu ishte gjuajtur me armë.


Pas gjuajtjeve me armë dhe hedhjes së Molotovit për ngjarjet e fshatit Arllat u suspenduan nga puna nënkoloneli i Policisë Valdet Bujupi e po ashtu u suspenduan edhe 2 zyrtarë policorë.

Pas gjuajtjeve me armë dhe hedhjes së Molotovit për ngjarjet e fshatit Arllat u suspenduan nga puna nënkoloneli i Policisë Valdet Bujupi e po ashtu u suspenduan edhe 2 zyrtarë policorë.

Kjo pronë ka nxjerrë ne pah edhe neglizhencën e disa zyrtareve shtetërorë, të cilët kishin mbyllur hetimet në IPK e po ashtu komisioni i brendshëm i ankesave në Policinë e Kosovës nuk kishte gjetur shkelje te veprimet e nënkolonelit te Policisë, i cili dyshohej se kishte kërcënuar komisionin në hapjen e ofertave për pronën e Arllatit.

Nënkoloneli dhe dy zyrtarët tjerë policorë u suspenduan vetëm pas rihapjes së hetimeve pasi që kryetari Lladrovci kishte kërkuar llogari nga institucionet e sigurisë se ku kanë mbetur rastet e Drenasit.

“Është shumë e lehtë me u zbatu ligji me njerëz që e zbatojnë ligjin por duhet me ditë që edhe në Inspektorat, edhe në Polici, edhe në administratë edhe gjithkund ka njerëz që janë ose të korruptuar ose keqbërës dhe dikush dikujt ia ka zënë dikur bishtin dhe tash duhet me luajt lojën edhe atij tjetrit, hera e parë nuk ka funksionuar por unë jam ai që nuk ndalna deri ne fund duke ndjekur, proceduar me letra, punoj sikur gjermani me letra, të bjen në kurriz”, theksoi kryetari Lladrovci.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori