Lizzo ka publikuar këngën e saj të parë pas dy vitesh, Love In Real Life, duke shënuar nisjen e një epoke të re muzikore.

Kënga, pjesë e albumit të ardhshëm me të njëjtin emër, u shoqërua me një videoklip artistic.


Këngëtarja përballet me një atmosferë misterioze dhe kërcimtarë të frikshëm, përpara se të bashkohet me ta në një valle energjike.

95680923 14446191 image a 59 1740728091934

Ky rikthim vjen pas një periudhe të vështirë për Lizzo-n, e cila u përball me akuza për ngacmim seksual nga ish-kërcimtarët e saj.

Megjithatë, një gjyqtar e hoqi emrin e saj nga padia, duke i hapur rrugën fokusit te muzika e re.

Për të promovuar projektin, Lizzo do të mbajë tre koncerte në mars, me shitjen e biletave që nis më 5 mars. /Telegrafi/

95681141 14446191 image a 62 1740729009675