Liverpooli ka thyer një rekord të klubit të vendosur para shumë viteve me 11 fitore radhazi.

Reds arritën të triumfojnë në shtëpi ndaj Arsenalit me rezultat 3-1 në derbin e javës së tretë të Ligës Premier.


Kjo fitore e skuadrës së Jurgen Klopp erdhi falë golave nga Joel Matip (41') dhe Mohamed Salah (49', 59').

Përveç tri pikëve, kjo fitore është e ëmbël edhe shkaku i thyerjes së një rekordi të klubi.

Ekipi aktual i Liverpoolit ka arritur të shënojë fitoren e 12-të me radhë në Ligën Premier.

Ky rekord i klubit erdhi falë nëntë fitoreve radhazi në fund të sezonit të kaluar dhe tri fitoreve në tri ndeshjet e para të këtij sezoni. /Telegrafi/

telegrafi sport app