Liverpooli pyet, kush është United?

Liverpooli dhe United hynë në këtë takim në momentum të mirë. The Reds nuk dinë për rezultate tjera pos fitores, teksa Djajtë erdhën pas një barazimi të fortë ndaj Chelseat në Old Trafford.
Liverpooli u shfaq me formacion të fortë në mesfushë me të vetmin sulmues Sturridge, teksa United ishte më ofensiv gjatë gjithë takimit falë inkuadrimit të Nani gjatë lojës dhe lojtarëve tjerë sulmues.
Ndeshja filloi shumë mirë për vendasit. Pas një harkimi të Steven Gerrard nga këndi, një top të devijuar nga Daniel Agger e shfrytëzoi Daniel Sturridge i cili lehtë me kokë realizoi në portën e De Geas për 1-0 (4’).
Ishte ky goli i tretë i Daniel Sturridge në po aq ndeshje këtë sezon në Ligën Premier.
Starti i mrekullueshëm i Liverpoolit e bëri lojën të nxehtë në vazhdim. United tentonte që me sulme të barazonte. Van Persie ishte pranë golit kur goditja e ti akbrobatike përfundoi mbi portë.
United ishte pranë barazimit kur pas një aksioni të mirë, mbrojta e Liverpoolit reagoi dyshimt me njërin prej lojtarëve që preku topin në dorë. Kjo mbeti pa u sanksionuar nga gjyqtari i takimit, teksa Van Persie bashkë me lojtarët tjerë protestuan.
Liverpooli kishte një mundësi me Gerrard nga gjuajtja e lirë, që përfundoi në duart e De Geas, por rezultati i pjesës së parë mbeti i pandryshuar.
Pjesa e dytë i takoi plotësisht Djajve. Presioni u rrit vazhdimisht mbi portën e Mignolet i cili bëri dy-tri intervenime kruciale.
Hernandez u inkuadrua për të shtuar rrezikun, një prej tentimeve të tij përfundoi në duart e Mignolet, teksa edhe Van Persie humbi një mundësi të artë, moment ku Liverpooli vetëm po mbronte rezultatin.
Deri në fund nuk ndryshoi asgjë dhe Liverpooli me këtë fitore mban pozitën e parë në tabelë me nëntë pikë, tri fitore në tri ndeshjet e para, kurse United ka katër pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon.
Me këtë fitore Liverpooli demanton të gjithë dhe jep sinjal se mund të garojë për titull dhe është pretendent serioz për vendin e katërt. /Telegrafi/
Formacioni i Manchester United (4-2-3-1): De Gea, Evra, Ferdinand, Vidic, Jones, Carrick, Cleverley, Young, Giggs, Welbeck, Van Persie.
De Gea
Jones - Vidic - Rio - Evra
Carrick - Cleverley
Welbeck - Giggs - Young
Van Persie
Formacioni i Liverpooit (4-3-2-1): Mignolet, Johnson, Enrique, Agger, Skrtel, Lucas, Henderson, Gerrard, Coutinho, Aspas, Sturridge.
Mignolet
Enrique - Agger - Skrtel - Johnson
Henderson - Gerrard - Lucas
Coutinho - Aspas
Sturridge
/Telegrafi/





















































