LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli po monitoron situatën e Camavingas te Reali

Liverpooli po monitoron situatën e Camavingas te Reali

Eduardo Camavinga u transferua me bujë të madhe te Real Madridi në verën e vitit të kaluar.

Mesfushori i talentuar francez bëri ëndrrën realitet për të luajtur për Los Blancos, por ai po has në vështirësi për të gjetur vend në formacionin bazë.

Hapësira jo e duhur ka bërë që lojtari të mendojë edhe largimin nga Santiago Bernabeu dhe Liverpooli po e monitoron situatën e tij.


Reprezentuesi francez pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga Jurgen Klopp i cili e sheh atë si lojtarin adekuat për The Reds.

Edhe pse mediat e ndryshme në Angli kanë shkruar për interesimin e The Reds, largimi i Camavingas në verë nga Los Blancos duket shumë i vështirë.

Pasi kanë shpenzuar një shumë të madhe për transferimin e tij nga Rennes, në Madrid janë të bindur se shpërthimi i lojtarit me fanellën e tyre është vetëm çështje kohësh.

Gjithsesi Kampioni i shumëfishtë i Anglisë besohet se në verë do ta testoj Realin me një ofertë për 19-vjeçarin francez.

Camavinga këtë edicion për Realin është paraqitur në  21 ndeshje, ku shumica nga to si i inkuadruar nga banka rezervë dhe ka shënuar një gol e ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori