LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli përpilon listën prej katër lojtarësh për ta zëvendësuar Van Dijk nëse ai refuzon rinovimin

Liverpooli përpilon listën prej katër lojtarësh për ta zëvendësuar Van Dijk nëse ai refuzon rinovimin

Liverpooli ka hartuar një listë të ngushtë prej katër lojtarësh në rast se Virgil Van Dijk largohet këtë verë, sipas raportimeve të fundit. 

33-vjeçari është në vitin e tij të fundit të kontratës aktuale me Liverpoolin, teksa e ardhmja e Mo Salah dhe e Trent Alexander-Arnold ende është e pasigurt. 

Sipas një raportimi nga The Athletic, reprezentuesi holandez tashmë ka marrë një ofertë, ani pse nuk ishte sipas pritshmërive të tij sa i përket gjatësisë dhe pagës që iu ofrua. 


Në rast largimi të Van Dijk, Liverpooli tashmë ka identifikuar katër lojtarët të cilët mund ta zëvendësojnë atë. 

Sipas një raportimi nga Team Talk, Marc Guehi, Gleison Bremer, Goncalo Inacio dhe Loic Bade që të gjithë po konsiderohen nga hierarkia e klubit. 

Guehi është kapiten i Crystal Palace dhe ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm në kampanjën e Anglisë në Euro 2024. 

Bremer, reprezentuesi brazilian, momentalisht luan tek Juventusi dhe ani pse kontrata e tij skadon në qershor të 2029, ai thuhet se ka një vlerë prej 59 milionë eurosh. 

Tifozët e Liverpoolit kërkojnë që lojtari të shitet pas barazimit të Newcastle
Lexo po ashtu Tifozët e Liverpoolit kërkojnë që lojtari të shitet pas barazimit të Newcastle

Sa i përket Bades, ai është ‘zemra’ e mbrojtjes tek Sevilla dhe më herët kishte qenë pjesë e Nottingham Forest, por nuk kishte bërë ndonjë paraqitje për ta. 

I fundit në listë, Inacio, i cili luan momentalisht tek Sporting Lisbona dhe ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij. 

Mbrojtësi portugez ishte pjesë e ekipit të Ruben Amorim që u shpall kampion në Portugali gjatë sezonit 2023/2024 duke luajtur në 32 ndeshje në kampionat./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori