LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli mendon për transferime të mëdha në verë, ka gati tre mesfushorë në listën e blerjeve

Liverpooli mendon për transferime të mëdha në verë, ka gati tre mesfushorë në listën e blerjeve

Klubi anglez, Liverpooli ka një listë të ngushtë me tre lojtarë, pasi ata kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre këtë verë, pas një sezoni të dështuar deri tani.

Trajneri i Reds, Jurgen Klopp, pritet të sanksionojë një rishikim në departamentin e mesfushës këtë verë me Alex Oxlade-Chamberlain, James Milner dhe Naby Keita që të gjithë kanë gjasa të largohen nga Anfield kur kontratat e tyre të skadojnë në fillim të korrikut.

Me Jordan Henderson dhe Thiago Alcantara, gjithashtu, që nuk bëhen më të rinj – dhe Fabinho që po lufton për formë këtë sezon – kjo do të thotë që fytyra të reja pritet të mbërrijnë në Anfield.


Sipas Neil Jones të Goal.com, Liverpooli ka etiketuar tre emra të mëdhenj për mesfushë dhe ata janë: Mason Mount i Chelseat, Jude Bellingham i Borussia Dortmundit dhe ylli i Wolvehampton Wanderers, Matheus Nunes.

“Reds janë të etur për një numër lojtarësh, duke përfshirë Jude Bellingham të Borussia Dortmund, Mason Mount të Chelsea dhe Matheus Nunes të Wolves”, ka shkruar Jones në profilin e tij.

Liverpooli para disa ditësh u lidh edhe me transferimin e yllit italian të Interit, Nicolo Barella. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës - Dominim nga ekipet angleze

Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës - Dominim nga ekipet angleze

Liga e Evropës

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq

Premier League
Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Premier League
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve
Lojë e çmendur në Old Traford me rikthime të pabesueshme - Manchester United mposht Lyonin dhe shkon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Lojë e çmendur në Old Traford me rikthime të pabesueshme - Manchester United mposht Lyonin dhe shkon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Premier League
Vinicius Junior premton rikthim të fuqishëm të Realit, por edhe uron Arsenalin për kualifikimin

Vinicius Junior premton rikthim të fuqishëm të Realit, por edhe uron Arsenalin për kualifikimin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori