LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli ka sytë te zëvendësuesi i Salahut – kushton 120 milionë euro

Liverpooli ka sytë te zëvendësuesi i Salahut – kushton 120 milionë euro

Fichajes raporton se Liverpooli është gati të bëjë një përpjekje të madhe financiare për të nënshkruar Rodrygon nëse Mohamed Salah nuk rinovon kontratën e tij.

Raportimet nga Anglia sugjerojnë se klubi, i drejtuar nga Arne Slot, planifikojnë t’i ofrojnë 120 milionë euro Real Madridit për të siguruar sulmuesin brazilian.


0:00 / 0:00

15 seconds

15 seconds

Rodrygo, me kontratë me Real Madridin deri në qershor 2028, është bërë një lojtar kyç nën drejtimin e Carlo Ancelotti, pavarësisht ardhjes së Kylian Mbappes.

Ai nuk ka ndërmend të largohet dhe shpreson të vazhdojë karrierën në Santiago Bernabeu, duke synuar të bëhet legjendë e klubit.

Ndërsa Liverpool e sheh Rodrygon si zëvendësuesin ideal për Salah, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij në Anfield, Real Madrid nuk ka ndërmend ta shesë atë.

Thierry Henry injoron brutalisht Salahun dhe emëron favoritin e tij për Topin e Artë 2025
Lexo po ashtu Thierry Henry injoron brutalisht Salahun dhe emëron favoritin e tij për Topin e Artë 2025

Klubet e shohin atë si një pjesë kyçe të projektit të tyre afatgjatë dhe do të konsideronin vetëm ofertat që plotësojnë klauzolën e tij të lirimit.

Pavarësisht interesimit nga Liverpooli dhe Manchester City, Rodrygo mbetet i fokusuar në të ardhmen e tij në Real Madrid, ku shpreson të fitojë më shumë tituj dhe të bëhet një ikonë e futbollit global. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Akuzat për mashtrim, gjykata merr vendim përfundimtar për Blatter dhe Platini

Akuzat për mashtrim, gjykata merr vendim përfundimtar për Blatter dhe Platini

Ndërkombëtare
“Ti bëhesh i papëlqyeshëm”, Van der Vaart vazhdon kritikat ndaj Lamine Yamal

“Ti bëhesh i papëlqyeshëm”, Van der Vaart vazhdon kritikat ndaj Lamine Yamal

Ndërkombëtare
As Mourinho as Zidane, Real Madridi ka një tjetër alternativë nëse dështon Xabi Alonso

As Mourinho as Zidane, Real Madridi ka një tjetër alternativë nëse dështon Xabi Alonso

Ndërkombëtare
Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Kombëtarja e Shqipërisë
Pas shumë kohësh, kënga ‘Mora fjalë’ rikthehet në stadiumin “Arena Kombëtare”

Pas shumë kohësh, kënga ‘Mora fjalë’ rikthehet në stadiumin “Arena Kombëtare”

Kombëtarja e Kosovës
Italianët zbulojnë se çfarë u tha Tudor lojtarëve në seancën e parë stërvitore në Juventus

Italianët zbulojnë se çfarë u tha Tudor lojtarëve në seancën e parë stërvitore në Juventus

Serie A
Kalo në kategori