Liverpooli ka fituar trofeun e gjashtë në histori të tyre në garën më të madhe ekipore në Evropë, Ligën e Kampionëve.

Reds kanë mposhtur Tottenham Hotspur në finalen e këtij viti me rezultat 2-0.


Kjo fitore në finale ka bërë që klubi anglez të fitojë trofeun e gjashtë të tyre në histori të Ligës së Kampionëve.

Trofeu i parë i Ligës së Kampionëve për Liverpoolin erdhi në vitin 1977, ndërsa fituan edhe në vitin 1778, 1981, 1984 dhe së fundmi më 2005.

GettyImages 1153081242 Liverpooli tani ka gjashtë kupa të Ligës së Kampionëve (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Me trofeun e gjashtë, Reds bëhen klubi i tretë me më shumë trofe në këtë garë, duke lënë pas vetes Ajaxin, Bayern Munichun dhe Barcelonën.

Klubet e vetme me më shumë trofe në Ligën e Kampionëve janë Real Madridi me 13 sosh dhe Milanit me shtatë. /Telegrafi/

telegrafi sport app