LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli arkëton pikë të plota ndaj Genkut

Liverpooli arkëton pikë të plota ndaj Genkut
(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Me rezultat prej 2-1, Liverpooli e ka mposhtur Genku në Anfield, në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 14-të kur Georginio Wijnaldum u gjet në vendin e duhur në kohën e duhur brenda zonës për të shënuar.

Naby Keita dhe Mohamed Salah patën mundësi për ta ngritur epërsinë, mirëpo Mbwana Samata e barazoi rezultatin (41′) pas një harkimi nga këndi të Bryan Heynen.


Festa e lojtarëve të Liverpoolit pas golit të Georginio Wijnaldum (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Heynen rrezikoi menjëherë për ta përmbysur rezultatin, ndërsa në anën tjetër i rrezikshëm u treguan Divock Origi dhe Trent Alexander-Arnold. Sidoqoftë, me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.

Goli i Mbwana Samatta ndaj Liverpoolit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Jo shumë minuta brenda pjesës së dytë, vendasit e rikthyen epërsinë me golin e Alex Oxlade-Chamberlain (53′), i cili pranoi një pasim preciz nga Mohamed Salah.

Në vazhdim, Alisson intervenoi për ta penguar barazimin e rezultatit pas një goditjeje nga Bryan Heynen dhe pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, triumfuan nikoqirët.

Alex Oxlade-Chamberlain shënoi golin e fitores (Foto: Alex Pantling/Getty Images/Guliver)

Me nëntë pikë të arkëtuara, Liverpooli është lider i Grupit E dhe është shumë pranë kualifikimit në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Genku mbetet me një pikë pas katër xhirosh dhe tashmë është jashtë garës për kualifikim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x7nm8vs