LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli apo Bayerni? Xabi Alonso ka një preferencë të qartë për destinacionin e ardhshëm

Liverpooli apo Bayerni? Xabi Alonso ka një preferencë të qartë për destinacionin e ardhshëm

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, tashmë raportohet se ka një preferencë të qartë mes Liverpoolit dhe Bayern Munichut.

Dy gjigantët evropianë janë në kërkim për një trajner të ri, ndonëse të dyja janë në rrethana krejtësisht të ndryshme.

Liverpooli po kërkojnë një pasues të Jurgen Klopp pasi trajneri gjerman njoftoi se do të largohej nga klubi në fund të sezonit. Bayerni ndërkohë, do t’i jap fund bashkëpunimit me Thomas Tuchel, për shkak të sezonit dëshpërues, ku tashmë dihet se Leverkuseni po shkon me hapa të sigurt drejt titullit.


Me Liverpoolin dhe Bayernin që duket se do të garojnë me njëra-tjetrën për nënshkrimin e Alonsos, Foot Mercato ka raportuar se spanjolli ka një preferencë të qartë për destinacionin e tij të ardhshëm.

Revista franceze shkruan se Alonso do të dëshironte një rikthim në “Anfield” dhe do të ishte i gatshëm që t’i nënshtrohej këtij misioni të vështirë për të pasuar Kloppin.

Stabiliteti mendohet të jetë një faktor që ka ndikuar në preferencën e Alonsos. Liverpooli do t’i ofronte teknikut spanjoll një strukturë më të organizuar sesa Bayerni, të cilët janë zhytur në një rrëmujë që prej ardhjes së Tuchel.

Mega ofertë nga gjiganti evropian për Alonson - 23 milionë euro pagë në vit
Lexo po ashtu Mega ofertë nga gjiganti evropian për Alonson - 23 milionë euro pagë në vit

Ish-trajneri Nagelsmann u përplas me figura kyçe si Manuel Neuer, ndërsa Sadio Mane ishte përfshirë në një përleshje fizike me Leroy Sane gjatë kohës së Nagelsmann.

Një ndryshim në bordin e trajnerëve nuk ka bërë që të ndërrojë çasja brenda klubit, ashtu siç u evidentua nga dështimi i transferimit të Joao Palhinha nga Fulhami në minutën e fundit gjatë afatit kalimtar veror./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori