Sot (e premte) në Monaco është hedhur shorti për fazën e ligës së edicionin 2025/26 në Ligën e Konferencës, ku marrin pjesë edhe dy klubet shqiptare, Drita nga Kosova dhe Shkëndija nga Maqedonia e Veritur.

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, i cili u mbajt të enjten mbrëma dhe ekipet mësuan kundërshtarët, sot radha është për Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Gara e dytë për klube në Evropë, Liga e Evropës, e hedhi shortin nga ora 13:00, ku ekipe si Roma, Porto, Feyenoordi, Lille, Aston Villa, Fenerbahce, Lyon, Basel, Nottingham Forest, Stuttgart dhe Bologna mësuan kundërshtarët.

Tani radha është për shortin e Ligës së Konferencës, ku marrin pjesë edhe klubet shqiptar, Drita dhe Shkëndija, të cilat janë në pritje të mësojnë kundërshtarët.

Nga klubet e mëdha që marrin pjesë në Ligën e Konferencës janë: Fiorentina, AZ Alkmaar, Shakhtar Donetsk, Legia, Sparta Praga, Dynamo Kyiv, Crystal Palace, Mainz, AEK dhe Rijeka.

Kundërshtarët e Dritës: AZ Alkmaar, Rayo Vallecano, Omonia, KuPS Kuopio, Shkëndija, Shelbourne

Kundërshtarët e Shkëndijës: Slovan Bratislava, Rayo Vallecano, Jagellonia, Drita, Shelbourne, AEK Larnaca

Drita do të luajë në shtëpi ndaj AZ Alkmaar, Omonia dhe Shkëndijë, teksa në udhëtim te Rayo Vallecano, KupS Kuopio dhe Shelbeour.

Në anën tjetër, Shkëndija e pret Slovan Bratislavën, Jagiellonia dhe Shelbourne, teksa udhëton te Rayo Vallecano, Drita dhe AEK Larnaca.


Ekipet dhe kundërshtarët e vazos 1

pot 1 2 e1756468823588

Ekipet dhe kundërshtarët e vazos 2

pot 1 2 1 e1756468843470

Ekipet dhe kundërshtarët e vazos 3

Ekipet dhe kundërshtarët e vazos 4

Ekipet dhe kundërshtarët e vazos 5

Ekipet dhe kundërshtarët e vazos 6

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app