LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Konferenca Kurti-Bislimi

Kurti akuzoi Lajçakun për pozicionim kundër Kosovës – vijnë reagimet nga opozita

Përditesuar 18/09/2023 10:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi kanë mbajtur konferencë për media. Kryeministri ka folur për prapaskenat e takimeve që zhvilloi në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me diplomatët e BE-së, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.

Kurti, akuzoi ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës.


Kurti tha se dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.

“Ditëve në vijim me siguri që unë do të kem takime me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, të cilët kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe të cilët dëshirojnë të na ndihmojnë, e të na përkrahin sa i përket shtetndërtimit demokratik, zhvillimit socio-ekonomik, por edhe sa i përket njohjeve ndërkombëtare, e në veçanti normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, e që tash e kemi zgjidhjen: është Marrëveshja Bazike e njohjes së ndërsjellë de-facto”, tha Kurti.

Kjo ishte konferenca e parë pas takimit të së enjtes në Bruksel i cili përfundoi pa ndonjë rezultat.

Më poshtë keni të përmbledhura të gjitha deklaratat e kryeministrit gjatë konferencës dhe reagimet nga opozita. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-18-2023 14:14:00" ["time"]=> string(16) "18/09/2023 14:14" ["update"]=> bool(false) } 18/09/2023 14:14

Haradinaj-Stublla: Lajçak sikurse Mogherini po e prish dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.


Në një postim në platformën “X”, Haradinaj-Stublla ka përmendur një historik të shkurtër siç ka thënë ajo “të dialogut të paparim të ndërmjetësuar nga BE-ja”.

Ajo ka shkruar se ishte ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini ajo që e prishi dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Mogherini e prishi dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja nga një dialog për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në një dialog për ndryshime kufijsh (lexo: ndarja e Kosovës)”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Haradinaj-Stublla ka shtuar se në mënyrë të ngjashme po vepron edhe emisari aktual i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

“Në mënyrë të ngjashme, Lajcak e prishi mandatin e BE-së nga një marrëveshje përfundimtare ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në një format dialogu të hapur, për një marrëveshje të ndërmjetme gojore/jodetyruese për zbatimin e njëanshëm të të ashtuquajturës “ASMM””, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-18-2023 13:07:06" ["time"]=> string(16) "18/09/2023 13:07" ["update"]=> bool(false) } 18/09/2023 13:07

Ramadani: Lajçak ka qenë vazhdimisht në lajthitje nga Beogradi – ai mund të largohet përfundimisht nga dialogu

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka dalë në një linjë me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti lidhur me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.


Ramadani në një postim në Facebook ka shkruar se Lajçak a qenë vazhdimisht në lajthitje nga Beogradi.

“Skandali që mund t’i del Lajçakut dhe ekipit të tij, do ta largojë atë përfundimisht nga ndërmjetësimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Lajçak ka qenë vazhdimisht në lajthitje nga Beogradi, përmes metodave dhe kapaciteteve që ka në dorë Vulini”, ka shkruar Ramadani.

Ish-anëtari i AAK-së ka shtuar se Lajçak ka “minuar kështu përpjekjet për rezultate në dialog, duke i shërbyer qëllimit të Serbisë për të mos normalizuar raportet me Kosovën”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-18-2023 12:29:59" ["time"]=> string(16) "18/09/2023 12:29" ["update"]=> bool(false) } 18/09/2023 12:29

Hoti e quan vajtim konferencën e Kurtit: Dëshmi e paaftësisë së tij për të udhëhequr dialogun

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas konferencës së sotme të kryeministrit Albin Kurti lidhur me dialogun me Serbinë.


Hoti e ka quajtur vajtim këtë konferencë dhe dëshmi e paaftësisë së Kurtit për të udhëhequr me dialogun.

“Raportimi i sotëm para mediave lidhur me dialogun i Kryeministrit ishte vajtim dhe dëshmi e paaftësisë së tij që të udhëhequr këtë proces: (i) me vizion të qartë dhe insistim vetëm për njohje reciproke, (ii) në koordinim me aleatët dhe (iii) me konsensus të brendshëm politik për këtë proces të rëndësishëm”, ka shkruar Hoti.

Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-18-2023 11:53:33" ["time"]=> string(16) "18/09/2023 11:53" ["update"]=> bool(false) } 18/09/2023 11:53

Haradinaj kërkoi dorëheqjen e tij dhe zgjedhje, Kurti: Nuk jam i interesuar që ta zhdukim opozitën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur edhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka kërkuar dorëheqjen e Kurtit.


Kurti ka thënë se opozita herë kërkon dorëheqjen time, herë shkarkimin tim e herë kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

“Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë as Qeverisë as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë se humbë, e Qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se “unë jam i interesuar që ta mundim në zgjedhje opozitën e jo ta zhdukim”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-18-2023 11:52:53" ["time"]=> string(16) "18/09/2023 11:52" ["update"]=> bool(false) } 18/09/2023 11:52

Kurti thotë se as Borrelli nuk ishte në dijeni për propozimin e palës serbe

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se pala serbe asnjëherë nuk ka dhënë ndonjë propozimin lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi, dhe se këtë nuk e kanë treguar asnjëherë emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak

Këto komente Kurti i bëri në konferencën e thirrur për media, ku ka shpalosur detaje nga takimi i 14 shtatorit në Bruksel, transmeton Telegrafi.


“Më 14 shtator, vetëm ne kishim bërë propozime, pala serbe asnjëherë nuk ka bërë propozime. Nuk e di sa e ka ditur Bashkimi Evropian që nuk ka propozime nga pala serbe, në një moment kur unë them cili është propozimi, Borrell po ashtu thotë cili është propozimi, nuk kishte propozim. Kur kanë përfunduar takimet, na kanë sjellë një dokument që është më i vjetër se 6 muaj”, shtoi tutje ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-18-2023 11:19:40" ["time"]=> string(16) "18/09/2023 11:19" ["update"]=> bool(false) } 18/09/2023 11:19

Kurti i ashpër me Lajçakun: Serbia paradoksalisht e ka bërë përfaqësues, BE-ja të marrë masa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka akuzuar emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak se po bashkëpunon me palën serbe në këtë proces dhe po mbron interesat e saj.


Duke iu përgjigjur pyetje të gazetarëve, Kurti ka thënë se këto akuza nuk janë për Bashkimin Evropian si institucion por për emisarin Lajçak.

“Unë nuk do të thosha që ka pasur koordinim të BE-së me Serbinë, por emisari special i BE-së ka pasur koordinim me presidentin e Serbisë, sepse nuk shpjegohet ndryshe fakti që fshihet mungesa e propozimeve të Serbisë e shpërfillen propozimet tona”, tha Kurti.

Kurti shtoi se në fund doli që Serbia nuk ka bërë asnjë propozim veç një dokument kushtëzues.

“Ne kemi besuar që kompromiset që i formulojke Lajçaku janë mes dy propozimeve të Kosovës dhe Serbisë por po del që kanë qenë vetëm deformim të propozimeve tona. Paradoksalisht Serbia e ka bërë përfaqësues Lajçakun”, tha Kurti.

Lajmin e plotë e gjeni KËTU. 

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-18-2023 11:14:29" ["time"]=> string(16) "18/09/2023 11:14" ["update"]=> bool(false) } 18/09/2023 11:14

Kurti: Në Bruksel u ekspozova para një skenari të dizajnuar nga Miroslav Lajçak, kishte koordinim mes tij dhe Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel ka refuzuar që marrëveshja bazike të fillohet të zbatohet nga neni për Asociacion.


Kurti bëri të ditur se Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak kishin kërkuar të kalohet të pika për negocim për Asociacion.

“Në aneks përcaktohet në tri klauzola specifike që çdo nen i marrëveshjes bazike duhet zbatuar dhe gjithashtu që palët nuk duhet të shprehin obstruksione në ndonjë nen. Në takimin e parë, bilateral me Borrellin dhe Lajçakun, më është kërkuar që të kalojmë menjëherë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar në nenin 7 të marrëveshjes bazike në lidhje me nenin 10. Ua bërë të qartë se një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnim pa u dakorduar në mënyrë të plotë për planin e zbatimit të sekuencuar. Aq më shumë për shkak se Vuçiq ka një kohë që deklaron se nuk ka pranuar një marrëveshje me Kosovën dhe do ta zbatojë atë vetëm në përputhje me linjat e kuqe të Serbisë”, ka thënë ai.

Lajmin e plotë e gjeni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-18-2023 10:29:56" ["time"]=> string(16) "18/09/2023 10:29" ["update"]=> bool(false) } 18/09/2023 10:29

Interesim i madh i mediave për konferencën e Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi pritet që për pak minuta të dalin në një konferencë për media.


Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë.

Ndërkaq interesimi i mediave është i madh për të përcjellë nga afër këtë konferencë e cila vjen pak ditë pas takimit të mbajtur në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-18-2023 10:13:03" ["time"]=> string(16) "18/09/2023 10:13" ["update"]=> bool(false) } 18/09/2023 10:13

Bisedime pa rezultate – a do të ketë përfshirje të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi?

Takimi i 14 shtatorit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rezultoi i pasuksesshëm.


Pas disa orësh takime të ndara me diplomatët e BE-së, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, dhe pas një takimi trepalësh, Kurti dhe Vuçiq nuk kanë arritur të pajtohen për zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.

E përfundimi pa rezultat takimit të 14 shtatorit ka ngritur pikëpyetje të reja për të ardhmen e procesit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Madje si rezultat i kësaj, po kërkohet që Shtetet e Bashkuara të përfshihen direkt në procesin e dialogut.

Eksperti ndërkombëtar i integrimit evropian, Johann Weick e sheh të domosdoshme përfshirjen direket të SHBA-së.

“Nuk ka asnjë përparim, ka një lloj vështrimi të situatës, kështu që në një moment duket se Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të dialogojë, të mbajë dialogun në drejtimin e duhur. Kështu që ndoshta është koha për të përfshirë një partner tjetër, le të themi Shtetet e Bashkuara që janë ndoshta një partner më neutral dhe më i besueshëm sepse SHBA mund të japë një sinjal të fortë”, shprehet Weick.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.