LAJMI I FUNDIT:

Dita e konstituimit, betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës

Dita e konstituimit, betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës

Sot mbahet seanca konstituive e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës.

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë mbajtur më 14 shkurt, ndërsa certifikimi i tyre u bë më 13 mars. Në njoftimin dërguar mediave nga Kuvendi i Kosovës është bërë i qartë edhe rendi i ditës.


Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, Dhënia e betimit të deputetëve, Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Kandidati i LVV-së për kryetar të Kuvendit të Kosovës do të jetë Glauk Konjufca.

Kjo do të jetë legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës dhe në bazë të rezultatit, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë ulëse. /Telegrafi/

22/03/2021 11:54

Kuvendi me organe të reja – pasdite pritet votimi i Qeverisë Kurti

Ka përfunduar seanca konstituive e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca në fjalimin e tij të parë tha se do të jetë kryetar i të gjithëve, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, sot është betimi i deputetëve, dhe po ashtu janë zgjedhur nënkryetarët.

Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e VIII-të janë: nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur Saranda Bogujevci, nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur Kujtim Shala.

22/03/2021 11:34

Glauk Konjufca, zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me vota për, kundër dhe abstenim votoi Gluak Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Në sallë të pranishëm ishin 113 deputetë. Kundër votuan PDK dhe LDK.


22/03/2021 11:25

Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës

Janë betuar deputetët e Kuvendit të Kosovës. Të pranishëm në seancën konstituive janë 114 deputetë.

Ndryshe, para fillimit të pikës së betimit, nga Komisioni për verifikimin e mandatit të deputetëve tha se në bazë të shqyrtimit të dokumenteve Lëvizja Vetëvendosje ka 58 deputetë, PDK 19 deputetë, LDK 15, AAK 8, Lista serbe 10 dhe komunitetet tjera 10.


Komisioni ka konstatuar vlefshmërinë e mandateve sipas njoftimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e zgjedhjeve.

22/03/2021 11:11

Glauk Konjufca te PDK, Vjosa Osmani te LDK

Përshëndetje dhe urime në mes të deputetëve, ‘harrojnë’ rivalitetin politik në fillimin e seancës konstituimit

22/03/2021 10:56

Formohet Komisioni për verifikim të deputetëve – Kuvendi shkon në pauzë 20 minuta

Është bërë formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.

Kryesues i këtij komisioni do të jetë anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, transmeton Telegrafi.


Nga Partia Demokratike e Kosovës do të jetë Ganimete Musliu.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

22/03/2021 10:32

Nis seanca konstituive

Ka nisur të mbahet seanca konstituive, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme të mbajtur më 14 shkurt.

Seanca po kryesohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari dhe deputetja më e re, Grainca.


22/03/2021 10:22

Avni Dehari dhe Adelina Grainca udhëheqin seancën konstituive të legjislaturës së tetë

Brenda pak minutash pritet të fillojë seanca konstituive e legjislaturës së tetë e Kuvendit të Kosovës.

Kjo seancë do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër në moshë, e që në ketë legjislaturë është Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje.


Gjithashtu, krahas Deharit do të jetë edhe deputetja më e re e zgjedhur në këtë legjislaturë Adelina Grainca nga Partia Demokratike e Kosovës.

22/03/2021 10:20

Lirohen nga detyra ministrat e LDK-së, do të japin betimin e deputetit

Zëvendës kryeministri në detyrë, Driton Selmanaj, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi si dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu kanë kërkuar nga zyra e kryeministrit lirimin nga detyra pasi që sot do të japin betimin për mandatin e deputetit.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës Antigona Baxhaku e cila tha se lirimi i tyre është bërë pasi sot do të betohen për mandatin e deputetit në legjislaturën e VIII-të, në Kuvendin e Kosovës.


Ndërkaq, nga detyra janë liruar edhe zëvendës kryeministri në detyrë, Besnik Tahiri si dhe ministri në detyrë i Bujqësisë Besian Mehmeti

22/03/2021 10:08

Arrin në Kuvend edhe Vjosa Osmani

Deputetja Vjosa Osmani ka arritur tashmë në Kuvendin e Kosovës.

Seanca konstituive e legjislaturës së tetë është planifikuar të nis në ora 10:00, ndërkohë në sallë kanë filluar të hyjnë deputetët e zgjedhur.


Osmani njëherësh është pretendente për postin e presidentes.

22/03/2021 09:59

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së hyjnë në sallë

Edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, ata të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe të komuniteteve kanë hyrë në Kuvend.
PDK përfaqësohet me 19 deputetë, LDK me 15, AAK me 8.


22/03/2021 09:55

Kush pritet ta udhëheq seancën konstituive të legjislaturës së tetë?

Brenda pak minutash pritet të fillojë seanca konstituive e legjislaturës së tetë e Kuvendit të Kosovës.

Kjo seancë do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër në moshë, e që në ketë legjislaturë është Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje. Gjithashtu, krahas Deharit do të jetë edhe deputetja më e re e zgjedhur në këtë legjislaturë Adelina Grainca nga Partia Demokratike e Kosovës.


22/03/2021 09:53

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett shkon në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka shkuar edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Për pak minuta pritet të fillojë seanca konsitutive e legjislaturës së tetë, ndërsa për kryetar të Kuvendit, Vetëvendosje do të propozojë Glauk Konjufcën.


22/03/2021 09:44

Kandidat i LVV-së për kryetar të Kuvendit të Kosovës

Siç merr vesh Telegrafi, kandidati i LVV-së për kryetar të Kuvendit të Kosovës do të jetë Glauk Konjufca.


22/03/2021 09:37

​Deputetët nisin të hyjnë në Kuvend

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së tetë tashmë kanë filluar të hyjnë në Kuvend.

Kujtim Shala, Bekë Berisha, Saranda Bogujevci, Duda Balje, Agim Veliu dhe të tjerë deputetë tashmë veçse kanë hyrë në Kuvend.


Në Kuvend ka hyrë edhe deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj.

Edhe Igor Simiq nga Lista Serbe ka arritur në ambientet e Kuvendit.

22/03/2021 09:30

Kusari-Lila: Sot fillon të shkruhet një faqe e re e historisë së Kosovë

Deputetja e Levizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka filluar ditën me një postim në Facebook, para mbajtjes së seancës konstituive e legjislaturës së tetë, duke thënë se sot shkruhet një faqe e re në historinë e Kosovës.


22/03/2021 09:00

Osmani: Ditë e bardhë sot

U.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur ‘ditë të bardhë’, ditën që do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.


Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori