
- 03/09/2019 09:11-Transferimet më të shtrenjta në këtë afat kalimtar
- 03/09/2019 00:16-Zyrtare: Afati kalimtar në pesë kampionatet kryesore është mbyllur
- 03/09/2019 00:05-Besiktas huazon Abdoulay Diabyn
- 02/09/2019 23:52-Zyrtare: Martin Skrtel kalon te İstanbul Başakşehir
- 02/09/2019 23:48-Zyrtare: Maxime Gonalons kalon te Granada
- 02/09/2019 23:45-Zyrtare: Jesse kalon te Sporting
- 02/09/2019 23:32-Konfirmohet, Fabrizio huazohet te Mallorca
- 02/09/2019 23:10-Konfirmohet, Mauro Icardi huazohet te PSG-ja
- 02/09/2019 22:45-Zyrtare: Radamel Falcao kalon te Galatasaray
- 02/09/2019 22:25-Zyrtare: Verdi bashkohet me Torinon
- 02/09/2019 22:22-Konoplyanka nënshkruan me Shakhtar Donetskun
- 02/09/2019 22:19-Zyrtare: Morato transfer i ri i Benficës
- 02/09/2019 22:15-Steven Defour kthehet në Belgjikë
- 02/09/2019 22:14-Zyrtare: Babacar kalon te Lecce
- 02/09/2019 22:12-Dokumentacioni për Mauro Icardin është pranuar nga Interi
- 02/09/2019 22:07-Mbyllet afati në Serie A
- 02/09/2019 22:02-Zyrtare: Rachid Ghezzal te Fiorentina
- 02/09/2019 21:56-Zyrtare: Rennes e blen Raphinhan nga Sportingu
- 02/09/2019 21:55-Ivan Rakitic mbetet te Barcelona
- 02/09/2019 21:54-Edhe 10 minuta drejt mbylljes së afatit kalimtar në Serie A
- 02/09/2019 21:49-Zyrtare: Brescia nënshkruan me Matrin dhe Romulon
- 02/09/2019 21:43-Zyrtare: Mario Lemina kalon te Galatasaray
- 02/09/2019 21:42-Zyrtare: Kenedy kalon te Getafe
- 02/09/2019 21:40-Zyrtare: Thierry Correia kalon te Valencia
- 02/09/2019 21:35-Zbulohen detajet e marrëveshjes Rebic-Silva
- 02/09/2019 21:30-Zyrtarizimet që mund t’i keni humbur në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës
- 02/09/2019 21:20-Zyrtare: Besar Halimi nënshkruan me SV Sandhausen
- 02/09/2019 21:10-Zyrtare: Samir Ujkani kalon te Torino
- 02/09/2019 20:27-Jese Rodriguez pranë Sporting Lisbonës
- 02/09/2019 20:10-Zyrtare: Henrikh Mkhitaryan kalon te Roma
- 02/09/2019 20:09-Zyrtare: Luiz Gustavo kalon te Fenerbahçe
- 02/09/2019 19:20-Zyrtare: Milani dhe Eintrachti shkëmbejnë Andre Silvan me Ante Rebicin
- 02/09/2019 19:02-Zyrtare: Kalinic është i Romës
- 02/09/2019 18:52-Zyrtare: Schick lë Romën për Leipzigun
- 02/09/2019 18:50-Zyrtare: Rafinha kalon te Celta Vigo
- 02/09/2019 18:38-Mbyllet afati kalimtar në Bundesligën gjermane
- 02/09/2019 18:34-Zyrtare: Harnik kalon te Hamburg
- 02/09/2019 18:28-Grifo kthehet në Freiburg
- 02/09/2019 18:25-Zyrtare: Areola lë PSG-në për Real Madridin
- 02/09/2019 18:24-Zyrtare: Navas kalon te Paris Saint-Germain
- 02/09/2019 18:05-Besar Halimi drejt Holandës, afër kalimit te Fortuna Sittard
- 02/09/2019 17:52-Zyrtare: Leonardo Bittencourt kalon te Werder Bremen
- 02/09/2019 17:48-Zyrtare: Florin Andone kalon te Galata
- 02/09/2019 17:36-Andre Silva kalon te Eintracht Frankfurt
- 02/09/2019 17:20-Zyrtare: Rrahman Baba kalon në La Liga, huazohet te Mallorca
- 02/09/2019 17:17-Zyrtare: Han Kwang Song kalon te Juve
- 02/09/2019 17:13-Icardi arrin në Paris
- 02/09/2019 17:10-Galatasaray, apo mbretërit e afatit kalimtar: 11 blerje për 10 milionë euro, në mesin e tyre shumë yje botëror
- 02/09/2019 16:37-Al Khelaifi: Neymar largohet vetëm për 300 milionë euro
- 02/09/2019 15:57-Juve arrin marrëveshje me Bayernin për Boateng
- 02/09/2019 15:48-Fiorentina ofertë për Sandro Tonalin
- 02/09/2019 15:39-Kjaer prezantohet te Atalanta
- 02/09/2019 15:10-Dështon shkëmbimi Rakitic - Bernardeschi
- 02/09/2019 15:08-Chelsea e huazon mbrojtësin Rahman Baba
- 02/09/2019 14:35
- 02/09/2019 14:33-E kryer, Samir Ujkani është portier i ri i Torinos
- 02/09/2019 14:30-XI: Lojtarët e lirë
- 02/09/2019 14:22-Getafe po e huazon Kenedyn nga Chelsea
- 02/09/2019 14:18-Nacho Monreal prezantohet te Real Sociedad
- 02/09/2019 14:08-Ryan Kent bashkohet përfundimisht me Rangers
- 02/09/2019 14:07
- 02/09/2019 13:35-Zyrtare: Eder Balanta transferohet te Club Brugge
- 02/09/2019 13:06-Icardi merr rrugë për Paris
- 02/09/2019 13:04-Juventus dhe Barcelona projektojnë shkëmbimin Bernardeschi - Rakitic
- 02/09/2019 13:01-Lovren vendos të qëndrojë te Liverpooli
- 02/09/2019 12:45-Navas portieri i ri i PSG-së
- 02/09/2019 12:26-Valencia tërhiqet nga Hysaj, afër ta transferojë belgun Meunier
- 02/09/2019 12:17-Zyrtare: Chiriches huazohet te Sassuolo
- 02/09/2019 12:13-Zyrtare: Diagne transferohet te Club Brugge
- 02/09/2019 12:10-Zyrtare: Sevilla prezanton Chichariton
- 02/09/2019 12:05-Milani i pandalshëm, ka gati transferimin e Taison
- 02/09/2019 11:56-Roma në bisedime me Corinthians për sulmuesin Vital
- 02/09/2019 11:49-Mario Lemina huazohet te Galatasaray
- 02/09/2019 11:19-Zyrtare: Darmian transferohet te Parma
- 02/09/2019 11:16-Jese drejt rikthimit në La Liga
- 02/09/2019 11:12-Mkhitaryan mbërrinë në Romë për teste mjekësore
- 02/09/2019 11:04-Inter dhe PSG arrijnë marrëveshje për Icardin
- 02/09/2019 10:59-Zyrtare: Përparim Hetemaj transferohet te Benevento
- 02/09/2019 10:45-Zyrtare: Jean-Kevin Augustin transferohet te Monaco
- 02/09/2019 10:41-Sergio Rico i bashkohet PSG-së
- 02/09/2019 10:29-Gonalons huazohet te Granada
- 02/09/2019 10:15-Rebic fillon testet mjekësore te Milani
- 02/09/2019 10:11-Simon Kjaer huazohet te Atalanta
- 02/09/2019 10:08
- 02/09/2019 09:48-Zyrtare: Llorente i bashkohet Napolit
- 02/09/2019 09:30-Celta Vigo kërkon huazimin e Rafinhas
- 02/09/2019 09:25-Mustafi drejt transferimit te Juventusi?
- 02/09/2019 08:42-Bobby Duncan përteste mjekësore te Fiorentina
- 02/09/2019 08:41-Gabbiadini duket se do qëndrojë në Serie A
- 02/09/2019 08:38-Mkhitaryan afër Romës
- 02/09/2019 08:37-Wanyama pritet të rikthehet te Celtic
- 02/09/2019 08:35-Befasi nga Reali, pritet nënshkrimi me Fernandeds
- 02/09/2019 08:32-Çfarë pritje për Falcaon në Stamboll, në pritje të zyrtarizimit te Galatasarayt
- 02/09/2019 08:27-Chicharito te Sevilla
- 02/09/2019 00:57-Inter-Icardi, zgjidhja e fundit quhet PSG
- 02/09/2019 00:51-Rebic tashmë ka arritur në Milano
- 02/09/2019 00:48-Schick udhëton drejt Gjermanisë për të nënshkruar me Leipzig
- 02/09/2019 00:40-Kalinic arrin në Romë
- 02/09/2019 00:33-Andre Silva udhëton drejt Gjermanisë, huazohet te Frankfurt
- 01/09/2019 23:38-Luiz Gustavo do të transferohet te Fenerbahce
- 01/09/2019 23:25-Samir Ujkani në bisedime me Torinon
- 01/09/2019 23:23-Ante Rebic ka kërkuar transferimin te Milani?
- 01/09/2019 23:22-Juve i ofron Barcelonës gjashtë lojtarë për Rakiticin dhe Umtitin
- 01/09/2019 23:20-Icardi mund të huazohet te Valencia?
- 01/09/2019 23:18-City e refuzon ofertën e Romës për Foden
Afati kalimtar i verës tashmë edhe zyrtarisht ka përfunduar për klubet evropiane.
Mauro Icardi ishte transferimi i ditës te Paris Saint-Germain, i cili u huazua nga Interi.
Në anën tjetër, megjithëse javëve të fundit u përfol një rikthim i Neymarit te Barcelona, kjo nuk ndodhi dhe braziliani mbeti te kampioni francez.
Gjithashtu edhe Keylor Navas ka ndryshuar ambient, duke braktisur radhët e Real Madridit për të kaluar te PSG-ja,. Kjo e fundit e ka huazuar për një vit portierin Areola te Reali.
Roma ka arritur që gjatë ditës së sotme ta huazojë për një vit mesfushorin me tipare sulmuese të Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan.
Më poshtë keni të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet që ndodhën gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar të verës.
03/09/2019 09:11-Transferimet më të shtrenjta në këtë afat kalimtar
Transferimi më i shtrenjtë ishte ai i Joao Felix, i cili nga Benfica kaloi te Atletico Madridi,
03/09/2019 00:16-Zyrtare: Afati kalimtar në pesë kampionatet kryesore është mbyllur
Afati kalimtar është mbyllur edhe në La Liga dhe Ligue 1.
Tashmë zyrtarisht afati kalimtar është mbyllur në top pesë kampionatet. Për transferimet që kanë ndodhur në minutat e fundit, do t'ju mbajmë të informuar.
03/09/2019 00:05-Besiktas huazon Abdoulay Diabyn
Besiktas ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Abdoulay Diaby. Klubi turk ka transferuar sulmuesin 25-vjeçar nga Sporting Lisbona. "Shqiponjat e zeza" theksojmë se kanë të drejt blerje në fund të sezonit.
02/09/2019 23:52-Zyrtare: Martin Skrtel kalon te İstanbul Başakşehir
Martin Skrtel kishte kaluar te Atalanta, por e ndërpreu këtë marrëveshje pas tri ditës.
Sot ai ka arritur marrëveshje me İstanbul Başakşehir.
02/09/2019 23:48-Zyrtare: Maxime Gonalons kalon te Granada
Granada ka arritur një marrëveshje me Romën për transferimin me mundësinë blerje të mesfushorit Maxime Gonalons.
Lojtari francez ka luajtur sezonin e kaluar te Sevilla FC.
02/09/2019 23:45-Zyrtare: Jesse kalon te Sporting
Paris Saint Germain e ka huazuar Jese Rodríguez te Sporting Lisbon për një vit.
Lojtari është zyrtarizuar nga klubi portugez.
02/09/2019 23:32-Konfirmohet, Fabrizio huazohet te Mallorca
Fabricio do të garojë për një pozicion me Manolo Reina në golin e Mallorcas. Ai arrin në kampionatin spanjoll në formë huazimi nga Fulhami.
02/09/2019 23:10-Konfirmohet, Mauro Icardi huazohet te PSG-ja
Mauro Icardi më nuk është lojtari i skuadrës së Interit, ku kaloi për gjashtë vite të karrierës si futbollist.
Sulmuesi argjentinas tashmë është huazuar te francezët e Paris Saint-Germain, e cila në fund të sezonit mund ta blejë kartonin e lojtarit...Lajmi i plotë.
02/09/2019 22:45-Zyrtare: Radamel Falcao kalon te Galatasaray
Galatasaray tashmë mund të thuhet se është një ndër ekipet më aktive në shtetin turk.
"Cim Bom Bom" ka zyrtarizuar tanimë edhe kolumbianin Radamel Falcaon, i cili do të djersit fanellën e kampionit të Turqisë...Lajmi i plotë.
https://twitter.com/GalatasaraySK/status/1168620384792588289
02/09/2019 22:25-Zyrtare: Verdi bashkohet me Torinon
Simone Verdi e ka mbyllur transferimin e tij nga Napoli në Torino.
Mësohet se ky transferim do të kushtojë për 25 milionë euro.
Fillimisht lojtari kalon si huazim për 4 milionë euro, në detyrim blerje për 21 milionë euro.
02/09/2019 22:22-Konoplyanka nënshkruan me Shakhtar Donetskun
Klubi ukrainas Shakhtar Donetsk e ka mbyllur transferimin e Yevhen Konoplyanka nga Schalke 04.
Klubi e ka konfirmuar marrëveshjen me një deklaratë të bërë në faqen e klubit, ku lojtari ka nënshkruar për tri vite.
Konoplyanka bëri 78 paraqitje për Schalken dhe shënoi 13 gola.
02/09/2019 22:19-Zyrtare: Morato transfer i ri i Benficës
Benfica ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin, Morato. Futbollisti premtues 18-vjeçar kalon në radhët e portugezëve nga Sao Paulo. Ai do të luajë në Lisbonë deri në vitin 2024.
02/09/2019 22:15-Steven Defour kthehet në Belgjikë
Steven Defour ka kaluar te Royal Antwerp si transferim i lirë nga Burnley.
02/09/2019 22:14-Zyrtare: Babacar kalon te Lecce
Khouma Babacar është bërë me ekip të ri, por nuk ka ndryshuar ligë. Sulmuesi tashmë është lojtar i Lecces pasi që ka braktisur radhët e Sassuolos. Theksojmë se lojtari më parë ka luajtur edhe në Fiorentina.
02/09/2019 22:12-Dokumentacioni për Mauro Icardin është pranuar nga Interi
Mauro Icardi do të kalojë nga Interi te PSG për një vit huazim.
Dokumentacioni i tij ka arritur në zyrat e Interit dhe do të mbyllet së shpejti transferimi duke u bërë zyrtare.
02/09/2019 22:07-Mbyllet afati në Serie A
Klubet në Serie A kanë qenë aktive në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Në orët në vijim pritet që të këtë zyrtarizimi që kanë ndodhur në minutat e fundit.
02/09/2019 22:02-Zyrtare: Rachid Ghezzal te Fiorentina
Lojtari ka kalua nga Leicester City si huazim për 300 mijë euro, për blerjen përfundimtare për 9.7 milionë euro.
02/09/2019 21:56-Zyrtare: Rennes e blen Raphinhan nga Sportingu
Stade Rennes ka arritur ta mbyll transferimin e Raphinhas për 20 milionë euro nga Sporting Lisbon.
02/09/2019 21:55-Ivan Rakitic mbetet te Barcelona
Ivan rakitic do të mbetet lojtar i Barcelonës. Edhe pse disa klube donin ta trasnferonin reprezentuesin kroat, ai ende do të mbetet anëtar i klubit katalanas.
Marca shkruan se mundësia e transferimit ekzistonte sepse 31-vjeçari flitet se do të kalonte te skuadra franceze e Paris Saint-Germain.
02/09/2019 21:54-Edhe 10 minuta drejt mbylljes së afatit kalimtar në Serie A
Serie A po shkon drejt mbylljes, ku nuk mungojnë transferimet e mëdha në minutat e fundit.
Pritet të shihet në orët në vijim cilat marrëveshje janë mbyllur.
02/09/2019 21:49-Zyrtare: Brescia nënshkruan me Matrin dhe Romulon
Brescia Calcio ka arritur të nënshkruajë me dy lojtarë të njohur si Alessandro Matri dhe Romulo.
Matri ka luajtur për klube si Juventus dhe Milan. Në anë tjetër Romulo ka luajtur me Juventusin, Lazion dhe Genoan.
02/09/2019 21:43-Zyrtare: Mario Lemina kalon te Galatasaray
Mario Lemina është lojtari më i ri i Galatasarayt. Ish-futbollisti i Juventusit ka braktisur radhët e Southamptonit për të kaluar te kampionët turk.
02/09/2019 21:42-Zyrtare: Kenedy kalon te Getafe
Getafe ka arritur t ë nënshkruajë me Kenedyn si huazim për një vit nga Chelsea.
02/09/2019 21:40-Zyrtare: Thierry Correia kalon te Valencia
Valencia tashmë ka një zëvendësim për Piccinin. Ardhja e Thierry Correia është zyrtare për pesë sezonet e ardhshme. Spanjollëve iu ka kushtuar 12 milionë euro plus bonuse, të cilat shkojnë xhirollogari të Sporting Lisbonës.
02/09/2019 21:35-Zbulohen detajet e marrëveshjes Rebic-Silva
Ante Rebic është bashkuar me Milanin si huazim dy-vjeçare nga Eintracht Frankfurt, ndërsa në anën tjetër Andre Silva ka kaluar me të njëjtën formulë.
Të dy klubet kanë njoftuan lajmet që qarkullonin disa orë, ku pas testeve mjekësore, kontrata e Rebic fillimisht u depozitua në Serie A.
02/09/2019 21:30-Zyrtarizimet që mund t’i keni humbur në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës
Dita e fundit e transferimeve është drejt përfundimit dhe disa prej lojtarëve po presin që të dinë të ardhmen e tyre.
Afati kalimtar i verës së vitit 2019 do të përfundojë në ora 24:00, por në disa vende tashmë ka përfunduar.
Shikojeni listën me lojtarët që tashmë janë transferuar, të cilat ndoshta iu kanë ikur...Lajmi i plotë
02/09/2019 21:20-Zyrtare: Besar Halimi nënshkruan me SV Sandhausen
Mesfushori Besar Halimi ka nënshkruar nga Brondby Kopenhagen me klubin e SV Sandhausen që luan në Bundeliga 2.
Halimi ka nënshkruar një kontratë me klubin bardh e zi deri për dy vite, deri më 30.06.2021.
02/09/2019 21:10-Zyrtare: Samir Ujkani kalon te Torino
Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, është kthyer në Serie A pas vetëm një viti në Superligën në Turqi.
Ujkani ka nënshkruar me Torinon dhe është prezantuar nga klubi i madh italian.
02/09/2019 20:27-Jese Rodriguez pranë Sporting Lisbonës
Jese Rodríguez është afër të përcaktojë të ardhmen. Lojtari spanjoll sapo ka zbarkuar në Lisbonë për të nënshkruar pasi të kalojë rishikimet mjekësore, të nënshkruajë një kontratë me Sporting Lisbonën.
02/09/2019 20:10-Zyrtare: Henrikh Mkhitaryan kalon te Roma
Mesfushori sulmues Henrikh Mkhitaryan e ka lënë Arsenalin për ta vazhduar karrierën te Roma.
Armeni ka nënshkruar për një vit si huazim dhe do ta bartë fanellën më numrin 77.
02/09/2019 20:09-Zyrtare: Luiz Gustavo kalon te Fenerbahçe
Luiz Gustavo është bërë lojtari më i ri i ekipit të Fenerbahçes.
Braziliani është prezantuar edhe zyrtarisht te klubi i "kanarinave të verdha", i cili gjatë verës ka transferuar Vedat Muriqin si dhe Adil Ramin.
02/09/2019 19:20-Zyrtare: Milani dhe Eintrachti shkëmbejnë Andre Silvan me Ante Rebicin
Ante Rebic ka nënshkruar me Milanin në formë huazim me mundësi për të blerë, nga ana tjetër Andre Silva ka shkuar në drejtim të Eintracht Frankfurt.
Të dy lojtarët ishin vlerësuar afërsisht 25 milionë euro dhe kështu është një shkëmbim i drejtpërdrejtë...Lajmi i plotë
02/09/2019 19:02-Zyrtare: Kalinic është i Romës
Nikola Kalinic edhe zyrtarisht i është bashkuar Romës në formë huazimi nga Atletico Madridi me opsionin për ta blerë në fund të sezonit për tetë milionë euro.
Lojtari 31-vjeçar është rikthyer në Serie A, pasi në të kaluarën ishte pjesë e Fiorentinës nga viti 2015 deri në vitin 2017 dhe te Milani në sezonin 2018/2019...Lajmi i plotë
02/09/2019 18:52-Zyrtare: Schick lë Romën për Leipzigun
Roma ka konfirmuar se Patrik Schick është transferuar në formë huazimi te Rasenball Sport Leipzig për këtë sezon.
Sulmuesi çek do të qëndrojë te klubi gjerman deri më 30 qershor të vitit 2020, derisa për huazimin e tij janë paguar 3.5 milionë euro...Lajmi i plotë
02/09/2019 18:50-Zyrtare: Rafinha kalon te Celta Vigo
Barcelona ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Celta Vigon për huazimin e Rafinhas deri në fund të këtij sezoni që sapo ka startuar.
Skuadra katalunase dhe mesfushori brazilian kanë arritur marrëveshje që ta vazhdojnë fillimisht kontratën deri në fund të sezonit 2020/21...Lajmi i plotë
02/09/2019 18:38-Mbyllet afati kalimtar në Bundesligën gjermane
Afati kalimtar në Bundesligë është mbyllur në ora 18:00.
Klubet dhe federata do të njoftojnë gjatë orëve në vijim për transferimet e fundit.
02/09/2019 18:34-Zyrtare: Harnik kalon te Hamburg
Martin Harnik ka kaluar nga Werder Bremen te Hamburg në Bundesliga 2.
Lojtari do të jetë në huazim për një sezon për ta ndihmuar klubin që të kthehet në elitë.
02/09/2019 18:28-Grifo kthehet në Freiburg
Një kthim te Freiburgu. Vincenzo Grifo kthehet nga Hoffenheim në SC.
02/09/2019 18:25-Zyrtare: Areola lë PSG-në për Real Madridin
Alphonse Areola është transferuar edhe zyrtarisht te Real Madridi në formë huazimi nga Paris Saint Germian.
Portieri francez do të qëndrojë në huazim te Los Blancs për këtë sezon që sapo ka filluar...Lajmi i plotë
02/09/2019 18:24-Zyrtare: Navas kalon te Paris Saint-Germain
Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar blerjen e portierin Keylor Antonio nga Real Madrid.
Portieri nga Kosta Rika ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me klubin nga kryeqyteti francez deri më 30 qershor 2023...Lajmi i plotë
02/09/2019 18:05-Besar Halimi drejt Holandës, afër kalimit te Fortuna Sittard
Besar Halimi pritet të bëhet me skuadër të re, pasi sipas mediave holandeze,për të janë të interesuar skuadra Fortuna Sittard.
Madje, Halimi sot mund të zyrtarizohet dhe të prezantohet te skuadra në fjalë.
02/09/2019 17:52-Zyrtare: Leonardo Bittencourt kalon te Werder Bremen
Werder ka arritur ta marr në huazim Leonardo Bittencourtin nga Hoffenheimi për një vit.
02/09/2019 17:48-Zyrtare: Florin Andone kalon te Galata
Florin Andone tashmë është lojtar i Galatasaray.
Ai e ka lënë klubin Brighton & Hove Albion dhe në sezonin 2019-2020 do të jetë pjesë e kampionit turk.
02/09/2019 17:36-Andre Silva kalon te Eintracht Frankfurt
Sulmuesi i Milanit, Andre Silva e ka kompletuar transferimin e tij tek klubi gjerman Eintracht Frankfurt.
Ende nuk është zyrtare, por foto të lojtarit me fanellën tashëm janë shpërndarë në internet.
02/09/2019 17:20-Zyrtare: Rrahman Baba kalon në La Liga, huazohet te Mallorca
Baba Rahman e ka vazhduar kontratën me Chelsean, për tu huazuar për edicionin 2019/20 te Real Mallorca.
Mbrojtësi i majtë ka luajtur në klube si Augsburg, Schalke dhe Reims.
02/09/2019 17:17-Zyrtare: Han Kwang Song kalon te Juve
Sulmuesi nga Korea e veriut, Han Kwang Song është tashmë lojtar i Juventusit.
Lojtari vjen nga Cagliari ku luajti sezon e shkuar. Mësohet se Juve ka paguar diku rreth 5 milionë euro.
Lojtari fillimisht do të luajë te Juventusi U-23.
https://twitter.com/JuventusFCYouth/status/1168531576499712001
02/09/2019 17:13-Icardi arrin në Paris
Wanda dhe Mauro Icardi kanë arritur në Paris, te zyrtar e klubit të njohur PSG.
Piritet që gjatë orëve në vijim të kompletohet huazimi i lojtarit nga Interi.
02/09/2019 17:10-Galatasaray, apo mbretërit e afatit kalimtar: 11 blerje për 10 milionë euro, në mesin e tyre shumë yje botëror
Galatasaray e ka fituar në dy vitet e undit titullin e kampionit, por klubi nuk do të ndalet me kaq
Por blerjet nga ky klub nuk janë ndalur këtë vit, duke shkuar në 11 tranferime.
02/09/2019 16:37-Al Khelaifi: Neymar largohet vetëm për 300 milionë euro
Neymar duket se do të qëndrojë te PSG, ndërsa Nasser Al-Khelaifi, ika ka vënë edhe çmimin lojtarit.
Sipas lajmeve që vijnë nga Franca, mësohet se pronarët e klubit kishin mbetur "të poshtëruar" kur e kishin zbuluar se Neymar kishte kërkuar të largohej nga klubi, duke ia thënë edhe drejtorit sportiv, Leonardo.
02/09/2019 15:57-Juve arrin marrëveshje me Bayernin për Boateng
Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi ka arritur marrëveshje me Bayern Munich për huazimin e mbrojtësit, Jerome Boateng.
Mediat italiane kanë raportuar se Zonja e Vjetër do të pres deri në orët e fundit të afatiti kalimtar për ta kompletuar transferimin.

02/09/2019 15:48-Fiorentina ofertë për Sandro Tonalin
Fiorentina sapo ka bërë një ofertë për Sandro Tonalin e Brescias.
Dy klubet janë duke biseduar për transferimin e Tonalit në Firenze.
Fiorentina ka ofruar 25 milionë euro për lojtarin si dhe pesë milionë të tjera në formë bonusesh.
Mbetet të shihet nëse Brescia do të pranojë shitjen e yllit kryesor të skuadrës.
02/09/2019 15:39-Kjaer prezantohet te Atalanta
Simon Kjaer edhe zyrtarisht është një futbollist i skuadrës italiane Atalanta.
Mbrojtësi danez ka ardhur në Bergamo si huazim nga Sevilla.
Për 30-vjeçarin është një rikthim në Serie A, pasi më parë kishte bartur fanellat e Palermos dhe Romës.
Lojtari është prezantuar tek klubi i ri dhe pritet të formojë një treshe të mbrojtjes së bashku me mbrojtësin shqiptar Berat Gjimshiti dhe brazilianin Rafael Toloi.
02/09/2019 15:10-Dështon shkëmbimi Rakitic - Bernardeschi
Juventus dhe Barcelona nuk kanë arritur marrëveshje për shkëmbim të lojtarëve.
Dy gjigantët evropian kanë biseduar për shkëmbimin Bernardeschi-Rakitic, por në fund nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët.
02/09/2019 15:08-Chelsea e huazon mbrojtësin Rahman Baba
Chelsea e ka huazuar mbrojtësin e majtë Rahman Baba.
Skuadra angleze ka vendosur ta dërgoj një vit huazim ganezin në RCD Mallorca.
02/09/2019 14:35
Bobby Duncan ka mbërritur në Firenze për vizitat mjekësore.
Mesfushori i talentuar anglez do t'i bahskohet Fiorentinës si huazim nga Liverpooli.
02/09/2019 14:33-E kryer, Samir Ujkani është portier i ri i Torinos
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani është bërë me skuadër të re.
Pas largimit nga Rizespor, Ujkani ka kryer vizitat mjekësore te Torino.
Vushtrriasi i është bashkuar Torinos si portier i dytë dhe do të jetë zëvendësuesi i Salvatore Sirigus.
02/09/2019 14:30-XI: Lojtarët e lirë
Formacioni i Goal me lojtarët e lirë në këtë treg të transferimeve
02/09/2019 14:22-Getafe po e huazon Kenedyn nga Chelsea
Getafe ka arritur një marrëveshje me Chelsean për të nënshkruar me anësorin, Kenedy, në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, sipas Diario AS .
Lojtari 23-vjeçar ka kaluar 18 muajt e fundit në huazim te Newcastle United, por arriti të shënojë tre herë në 41 paraqitje për klubin.
02/09/2019 14:18-Nacho Monreal prezantohet te Real Sociedad
Mbrojtësi spanjoll, Nacho Monreal është prezantuar tek skuadra e tij e re Real Sociedad.
Monreal iu bashkua skuadrës spanjolle nga gjiganti anglez Arsenal.
02/09/2019 14:08-Ryan Kent bashkohet përfundimisht me Rangers
Rangers kanë kompletuar transferimin e përgjithshëm të Ryan Kent.
Anësori i Liverpoolit ishte i huazuar edicionin e kaluar në Rangers, ndërsa tani klubi skocez e ka blerë përfundimisht atë.
Rangers kanë paguar shtatë milionë funte te Liveropoli për ta marrë 22-vjeçarin.
02/09/2019 14:07
Mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan po i kryen testet mjekësore te Roma para zyrtarizimit.
02/09/2019 13:35-Zyrtare: Eder Balanta transferohet te Club Brugge
Mbrojtësi kolumbian Eder Balanta ka kompletuar transferimin te Club Brugge.
Balanta që ishte pjesë e Baselit i është bashkuar gjigantit zviceran për 2,6 milionë euro.
02/09/2019 13:06-Icardi merr rrugë për Paris
Mauro Icardi është nisur për në kryeqytetin francez Paris.
Sulmuesi argjentinas së bashku me bashkëshorten Wanda Nara do të udhëtojnë drejt Parisit për ta kompletuar huazimin te PSG.
Kampionët e Francës do ta huazojnë lojtarin nga Interi për një vit ku do ta kenë të drejtën e blerjes për 70 milionë euro.
02/09/2019 13:04-Juventus dhe Barcelona projektojnë shkëmbimin Bernardeschi - Rakitic
Dy gjigantët evropian, Juventus dhe Barcelona janë në bisedime të avancuara për shkëmbim të lojtarëve.
Juventus e dëshiron kroatin Ivan Rakitic, derisa i ka ofruar Barcelonës shkëmbimin kokë me kokë me sulmuesin Federico Bernardeschi.
02/09/2019 13:01-Lovren vendos të qëndrojë te Liverpooli
Dejan Lovren do të qëndrojë te Liverpooli në sezonin 2019/20, përkundër interesimit të madh nga Milani dhe Roma.
Sky Sports raporton se dy gjigantët italianë e duan transferimin e mbrojtësit kroat, mirëpo The Reds nuk e duan largimin e tij.
Afati i transferimeve në Ligën Premier u mbyll më 8 gusht, andaj Liverpooli nuk ka mundësi që ta gjejë zëvendësuesin e tij.

02/09/2019 12:45-Navas portieri i ri i PSG-së
Keylor Navas është portier i ri i kampionëve të Francës, Paris Saint Germain.
PSG ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Navasit për 13,5 milionë euro.
Ndërkohë në anën e kundërt pritet të shkoj francezi Areola.
02/09/2019 12:26-Valencia tërhiqet nga Hysaj, afër ta transferojë belgun Meunier
Skuadra spanjolle Valencia nuk ka arritur marrëveshje me Napolin për Elseid Hysajn.
'Lakuriqët' nuk ofronin më shumë se 12-13 milionë euro, derisa Napoli kërkonte vetëm 20 milionë.
Kjo ka bërë që Valencia të heqë dorë nga shqiptari dhe tani është pranë transferimit të mbrojtësit belg Thomas Meunier nga PSG.
Meunier pritet të huazohet te Valencia për një sezon, me skuadrën spanjolle që ka të drejtën e blerjes.
02/09/2019 12:17-Zyrtare: Chiriches huazohet te Sassuolo
Sasussolo ka zyrtarizuar ardhjen e mbrojtësit rumun Vlad Chiriches.
29-vjeçari i është bashkuar Sassuolos si huazim një vjeçar nga Napoli.
02/09/2019 12:13-Zyrtare: Diagne transferohet te Club Brugge
Mbaye Diagne është larguar nga Galatasaray për t'i liruar vendin Radamel Falcaos.
Sulmuesi senegalez ka kompletuar transferimin në kampionatin belg tek Club Brugge.
Kampioni i shumëfishtë i Belgjikës ka paguar 11 milionë euro për transferimin e Diagnes.
02/09/2019 12:10-Zyrtare: Sevilla prezanton Chichariton
Javier Hernandez - Chicharito është lojtari më i ri i Sevillës.
Sulmuesi meksikan ka kompletuar transferimin tek skuadra spanjolle nga West Ham United.
Ky transferim i ka kushtuar Sevillës 10 milionë euro, derisa për Chichariton është një rikthim në La Liga, ku më parë ka veshur fanellën e Real Madridit.
02/09/2019 12:05-Milani i pandalshëm, ka gati transferimin e Taison
Milani duket mjaft aktive në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Pasi siguruan shërbimet e Ante Rebic, Rossonerët janë pranë transferimit të sulmuesit brazilian Taison.
31-vjeçari ka pranuar t'i bashkohet Milanit nga Shakhtari, ku do të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare.
Milan ka ofruar 20 milionë euro për të dhe janë në pritje të një përgjigje pozitive nga klubi ukrainas.
02/09/2019 11:56-Roma në bisedime me Corinthians për sulmuesin Vital
Roma është në kërkim të një sulmuesi anësor dhe duket se atë e ka gjetur në Brazil.
Fjala është për talentin brazilian Mateus Vital që aktivizohet me Corinthiansin.
Dy klubet janë në bisedime me njëra tjetrën për transferimin e brazilianit në Serie A.
Mediat italiane kanë raportuar se marrëveshja është afër dhe Roma do të paguajë 10 milionë euro për të.
02/09/2019 11:49-Mario Lemina huazohet te Galatasaray
Mario Lemina është duke udhëtuar për në Stamboll.
Mesfushori afrikan do të huazohet te Galatasaray për një sezon nga Southampton.
Kampionët në fuqi të Turqisë do ta kenë të drejtën e blerjes pas një viti.
02/09/2019 11:19-Zyrtare: Darmian transferohet te Parma
Matteo Darmian është rikthyer përfundimisht në Serie A.
Mbrojtësi italian ka nënshkruar kontrat katër vjeçare me klubin italian.
Parma ka paguar 1,5 milionë euro te Manchester United për transferimin e mbrojtësit që ishte në vitin e fundit të kontratës.
Në garë për lojtarin kanë qenë edhe skuadrat tjera si Lazio, Torino e Inter.
02/09/2019 11:16-Jese drejt rikthimit në La Liga
Sulmuesi spanjoll, Jese Rodriguez pritet të largohet nga Paris Saint Germain.
Jese nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel dhe pritet të largohet në drejtim të Spanjës.
Celta Vigo pritet të jetë skuadra e re e Jeses, pasi klubi spanjoll ka fituar garën për huazimin e tij.
02/09/2019 11:12-Mkhitaryan mbërrinë në Romë për teste mjekësore
Mesfushori ofensivë nga Armenia, Henrikh Mkhitaryan ka mbërritur në aeroportin e Romës.
Lojtari ka bërë foto me shallin e Romës dhe është pritur nga një numër i madh i tifozëve Giallorosë.
30-vjeçari është nisur drejt Villa Stuart për t'i bërë testet mjekësore para se të zyrtarizohet si lojtar i ri i Romës.
02/09/2019 11:04-Inter dhe PSG arrijnë marrëveshje për Icardin
Sulmuesi argjentinas do t'i bashkohet kampionëve të Francës si huazim një vjeçar.
Paris Saint Germain do të kenë të drejtën e blerjes së lojtarit pas një viti për 70 milionë euro.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet gjatë orëve të ardhshme.
02/09/2019 10:59-Zyrtare: Përparim Hetemaj transferohet te Benevento
Mesfushori shqiptar, Përparim Hetemaj është lojtar i ri i Beneventos.
Drenicasi ka arritur marrëveshje dy vjeçare me skuadrën nga Serie B, dhe ka për synim ta rikthej ekipin në Serie A.
Hetemaj u largua nga Chievo pas tetë vitesh, ndërsa i bashkohet Beneventos si futbollist i lirë.
02/09/2019 10:45-Zyrtare: Jean-Kevin Augustin transferohet te Monaco
Sulmuesi francez, Jean-Kevin Augustin është rikthyer në Ligue 1 pas aventurës në Gjermani.
Augustin shkëlqeu me RB Leipzig në Bundesliga, ndërsa tani është transferuar te Monaco.
Klubi francez ka paguar 15 milionë euro për transferimin e Augustinit në Parc de Princes.
02/09/2019 10:41-Sergio Rico i bashkohet PSG-së
Portieri spanjoll, Sergio Rico është prezantuar te Paris Saint Germain.
Rico është huazuar te PSG nga skuadra spanjolle Sevilla.
26-vjeçari së fundmi ka qenë i huazuar në Ligën Premier te Fulham.
Kampionët në fuqi të Francës do të kenë të drejtën e blerjes në fund të sezonit për 15 milionë euro.
02/09/2019 10:29-Gonalons huazohet te Granada
Mesfushori francez, Maxime Gonalons është huazuar tek skuadra spanjolle Granada.
Roma e ka huazuar për një vit francezin, ndërsa klubi spanjoll do ta ketë mundësinë e blerjes për katër milionë euro.
02/09/2019 10:15-Rebic fillon testet mjekësore te Milani
Kroati tashmë ka filluar testet mjekësore, posa t'i përfundojë ato pritet edhe zyrtarizimi nga Milani.
02/09/2019 10:11-Simon Kjaer huazohet te Atalanta
Mbrojtësi danez, Simon Kjaer është rikthyer në Serie A, pas aventurave në Gjermani, Francë, Turqi e Spanjë.
30-vjeçari i është bashkuar Atalantës si huazim nga skuadra spanjolle Sevilla.
Për Kajer ky është një rikthim në Serie A, pasi më parë kishte veshur fanellën e Palermos dhe Romës.
02/09/2019 10:08
Tri skuadra italiane janë vënë në lëvizje duke tentuar transferimin e sulmuesit të Sassuolos, Babacar.
Lecce, Verona dhe Spal janë ekipet që po duelojnë në ditën e fundit të afatit kalimtar për t'i siguruar shërbimet e sulmuesit afrikan.
02/09/2019 09:48-Zyrtare: Llorente i bashkohet Napolit
Fernando Llorente është transferuar te Napoli nga Tottenhami si lojtar i lirë.
02/09/2019 09:30-Celta Vigo kërkon huazimin e Rafinhas
Celta Vigo po tenton në orët e fundit të afatit kalimtar veror huazimin e Rafinhas.
Mesfushori spanjoll nuk ka hapësira të shumta te Barcelona dhe mund të largohet si huazim.
Celta nuk ka mundësi për ta transferuar mesfushorin brazilian, kësisoj po shpresojnë që ta bindin Barcelonën në një huazim të thjeshtë ku dy klubet do t'ia paguanin pagën futbollistit përgjysmë.
Interesim për reprezentuesin brazilian kanë shfaqur edhe dy skuadrat tjera Fiorentina e Valencia.

02/09/2019 09:25-Mustafi drejt transferimit te Juventusi?
Shkodran Mustafi nuk bënë pjesë në planet e Arsenalit dhe trajneri Unai Emery i ka bërë të qartë se mund të largohet.
Lëndimi i Giorgio Chiellinit, ka bërë që Juventusi të hedhet në sulm për transferimin e një qendërmbrojtësi.
Sky Sports ka raportuar se Zonja e Vjetër e sheh Mustafin si zëvendësuesin adekuat të kapitenit Giorgio Chiellini.
Juventus pritet të dërgojë një ofertë rreth 20 milionë euro në drejtim të Arsenalit për transferimin e shqiptarit.

02/09/2019 08:42-Bobby Duncan përteste mjekësore te Fiorentina
Mesfushori i talentuar i Liverpoolit, Bobby Duncan ka udhëtuar drejt Italisë. 18-vjeçari do të huazohet për një vit te Fiorentina për të fituar më shumë përvojë.

02/09/2019 08:41-Gabbiadini duket se do qëndrojë në Serie A
Sipas ekspertit italian të tregut të transferimeve, Gianluca Di Marzio, Sampdoria ka refuzuar edhe ofertën e Dynamo Moskës për Manolo Gabbiadinit, vlera e së cilës ishte 12 milionë euro. Sulmuesi në sezonin e fundit për klubin italian në Serie A shënoi katër gola në 18 paraqitje.
02/09/2019 08:38-Mkhitaryan afër Romës
Sipas Sky Sports, Roma është shumë afër të kompletojë huazimit me drejt blerje të Henrikh Mkhitaryan nga Arsenali.

02/09/2019 08:37-Wanyama pritet të rikthehet te Celtic
Mesfushori afrikan, Wictor Wanyama do të largohet nga Tottenham Hotspur.
Wanyama do të rikthehet tek ish-skuadra e tij Celtic, kësaj radhe në formë huazimi.
02/09/2019 08:35-Befasi nga Reali, pritet nënshkrimi me Fernandeds
Sipas ESPN sot (e hënë) Real Madridi do të zyrtarizojë Bruno Fernandes nga Sporting Lisbona për 70 milionë euro.
02/09/2019 08:32-Çfarë pritje për Falcaon në Stamboll, në pritje të zyrtarizimit te Galatasarayt
Mbi 25 mijë tifozë të Galatasarayt janë mbledhur në aeroportin e Stambollit për ta pritur Radamel Falcaon.
https://twitter.com/GalatasaraySK/status/1168237847285051394
02/09/2019 08:27-Chicharito te Sevilla
West Hami është pajtuar ta shesë Javier Hernandezin te Sevilla, tashmë lojtari ka mbërritur në Spanjë dhe së shpejti priten testet mjekësor. Ky transferim pritet t'i kushtojë klubit spanjoll rreth 10 milionë euro.
02/09/2019 00:57-Inter-Icardi, zgjidhja e fundit quhet PSG
Janë shtuar kontaktet mes Interit dhe PSG-së për Maruo Icardin, ende nuk ka detaje, por sipas Sky Sport ka shumë mundësi reale që ky transferim të ndodh gjatë ditës së hënë.
02/09/2019 00:51-Rebic tashmë ka arritur në Milano
Kroati Ante Rebic ka arritur në qytetin e Milanos, ku pritet huazimi i tij te Milani nga Frankfurti. Fjalët e para të tij ishin: "Jam shumë i lumtur që jam këtu. Forca Milan".
02/09/2019 00:48-Schick udhëton drejt Gjermanisë për të nënshkruar me Leipzig
Sulmuesi çek Patrick Schick ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku është huazuar për një vit nga Roma.
RB Leipzig është skuadra që i ka fituar shërbimet e Schick, edhe pse në garë ishte edhe Schalke 04 e Borussia Dortmund.
Schick i bashkohet Leipzigut si huazim një vjeçar, ku klubi gjerman ka paguar pesë milionë euro dhe do të ketë të drejtën e blerjes përfundimtare për 20 milionë të tjera.
02/09/2019 00:40-Kalinic arrin në Romë
Sulmuesi i Atletico Madridit, Nikola Kalinic, tashmë ka arritur në Romë dhe gjatë ditës së hënë priter zyrtarizimi i tij te Roma në fomë të huazimit.
02/09/2019 00:33-Andre Silva udhëton drejt Gjermanisë, huazohet te Frankfurt
Sulmuesi portugez i Milanit, Andre Silva ka udhëtuar drejt Gjermanisë.
23-vjeçari do t'i bashkohet skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt si huazim një vjeçar.
Ndërkohë te Milani do të huazohet sulmuesi kroat i Frankfurtit, Ante Rebic.
01/09/2019 23:38-Luiz Gustavo do të transferohet te Fenerbahce
Mesfushori brazilian Luiz Gustavo do t'i bashkohet gjigantit turk Fenerbahce.
Marrëveshja mes klubit turk dhe Olympique Marseille është arritur, derisa ky transferim do të kompletohet për gjashtë milionë euro.
Gustavo do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me klubin nga Stambolli dhe do të fitoj 2,5 milionë euro pagë vjetore.
01/09/2019 23:25-Samir Ujkani në bisedime me Torinon
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani është në bisedime me Torinon për një rikthim të mundshëm në Serie A.
Klubi i madh italian po e kërkon reprezentuesin kosovar si zëvendësues të Salvatore Sirigu.
Ujkani është një futbollist i lirë dhe marrëveshja mes palëve pritet të ndodhë ditën e hënë.
01/09/2019 23:23-Ante Rebic ka kërkuar transferimin te Milani?
Ante Rebic është lënë jashtë skuadrës së Eintracht Frankfurtit për përballje ndaj Fortuna Dusseldorf, derisa lidhet me një kalim te Milani në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Sulmuesi kroat lidhet me një kalim edhe te Nerazzurët, mirëpo Rossonerët mund t’i marrin shërbimet para se të mbyllet afati kalimtar më 2 shtator.
[related-to url="https://telegrafi.com/ante-rebic-thuhet-se-e-transferimin-te-milani/"]
01/09/2019 23:22-Juve i ofron Barcelonës gjashtë lojtarë për Rakiticin dhe Umtitin
Juventusi po insiston që ta transferojë dyshen e Barcelonës, Samuel Umtiti dhe Ivan Rakitic, në këto dy ditë të fundit të afatit kalimtar.
Zonja e Vjetër është në bisedime me kampionin aktual të La Liga-së që disa javë për dy lojtarët, ndërsa kanë ofruar në marrëveshje disa emra.
Lajmi i plotë:
[related-to url="https://telegrafi.com/juve-ofron-barcelones-gjashte-lojtare-per-rakiticin-dhe-umtitin/"]
01/09/2019 23:20-Icardi mund të huazohet te Valencia?
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Interi dhe Valencia kanë filluar negociatat për huazimin e Mauro Icardit.
Bisedimet do të udhëhiqen nga agjenti i famshëm në botën e futbollit Jorge Mendes edhe me agjente kryesore e sulmuesit është bashkëshortja e tij, Wanda Nara.
Agjenti portugez ka raportet shumë të mira me pronarin e skuadrës spanjolle, Peter Lim dhe po e ndihmon atë që të arrijnë sa më parë një marrëveshje.
01/09/2019 23:18-City e refuzon ofertën e Romës për Foden
Roma ka tentuar që ta transferojë në formë huazimi talentin e Manchester Cityt, Phil Foden, mirëpo është refuzuar oferta e tyre nga Citizens.





























































