E plotësuar- Ka përfunduar ceremonia për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ceremonia është përmbyllur pas fjalimit të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ndërkaq në fund është thënë se qytetarët do të mund të takohen me ish-presidentin Bill Clinton në orën 14:30 në sheshin "Skënderbeu" . /Telegrafi/


E plotësuar: Në 20 vjetorin e shënimit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, kryeministri Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje Serbisë për pajtim.

Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës guxon që të pajtohet me Serbinë, ishin disa nga fjalët e kryeministrit.

Screenshot 7


E plotësuar: Veseli: Kosova do të jetë gjithmonë, kudo dhe kurdo me SHBA-të

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha në ceremoninë qendrore për 20 vjetorin e çlirimit se liria e Kosovës është meritë e dëshmorëve të UÇK-së dhe ndihmës së madhe të SHBA-së.

“Sot, ne festojmë 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, duke pasur në mesin tonë miqtë më të mëdhenj të lirisë sonë, të kombit tonë, të atdheut tonë: Presidentin Clinton, Zonjën Sekretare Albright, Gjeneralin e Shpresës – Clark, përfaqësuesit e tashëm të administratës amerikane, përfaqësuesit nga shumica e vendeve mike të Kosovës”, tha Veseli, fjalimi i plotë.

62239385 2361167280830106 3464044660714897408 n

----------

E plotësuar: Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka falënderuar për mikpritje autoritetet në Kosovë, në atë që ai e ka quajtur ditë kaq të rëndësishme.

Në këtë drejtim, në fjalimin e tij në ceremoninë zyrtare për shënimin e 20 Vjetorit të Hyrjes së Trupave të NATO-s në Kosovë, ish-presidenti Clinton ka thënë se sot dëshiron të flasë kryesisht për të ardhmen, por duke mos lënë anash edhe të kaluarën.

“Çdo ditë ne zgjedhim të jetojmë me shpresë për të ardhmen e shkëlqyeshme. Mos harroni kurrë të mendoni për sfidat para nesh, dhe ua them këtë liderëve tuaj, ju keni bërë diçka të jashtëzakonshme”, ka thënë Clinton në mes të tjerave, fjalimi i plotë.

64213115 392667001457829 978752282877231104 n e1560336804705

----------

E plotësuar: Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright ka thënë se ndjehet e lumtur  që është prezentë në Kosovë.

Ajo ka shtuar se vendimi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, nuk ka qenë vendim i lehtë, duke zbuluar bisedën që kishte bërë atë kohë me presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton, ndërsa deklaratën e saj të plotë mund ta lexoni KËTU.

Screenshot 4 1

-------------

E plotësuar- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në manifestimin qendror për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, ua ka uruar gjithë qytetarëve 12 qershorin, ditëlindjen e lirisë së Kosovës.

Pasi u ka uruar mirëseardhje në ceremoni mysafirëve, Thaçi ka thënë se secili nga ne që jetojmë në Kosovë, por edhe shumë të tjerë që jetojnë kudo në botë, e kemi ditën kur u lindëm si njerëz, fjalimi i plotë KËTU.

62103588 1070691656457934 728621505046380544 n e1560333984462

-----------------

Në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë ka nisur ceremonia zyrtare për shënimin e kësaj date.

Ceremonia po mbahet në sheshin “Skënderbeu”, ku përveç personaliteteve vendore,  po marrin pjesë edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright, ish-komandanti i NATO-s gjenerali Wesley Clark, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e  shumë të tjera personalitete nga vendi dhe bota.

Fotografitë nga ceremonia:

64592961 490884451655468 7644562807832182784 n

62608169 476680026412729 4872238534401982464 n

62356220 611443436029632 3493490226351833088 n

62319713 1147067195480398 5876496325947686912 n

62254974 255023832039257 4650758452610596864 n

62345080 324056385174180 4885863742622924800 n