Gjithçka çfarë ndodhi para, pas dhe gjatë ndeshjes, Ballkani 0-1 Viktoria Plzen

- 30/11/2023 21:34-Koliçi: Humbje e dhimbshme për shkak të mënyrës se si erdhi goli
- 30/11/2023 21:33-Ilir Daja vlerëson paraqitjen e Ballkanit, thotë se mungesat ndikuan në rezultat
- 30/11/2023 21:27-Jashanica: Nuk i shfrytëzuam rastet
- 30/11/2023 21:18-Kuç thotë se ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit e kishin përgatitur për ta fituar
- 30/11/2023 21:02-Ballkani 0-1 Viktoria Plzen, notat e lojtarëve
- 30/11/2023 20:42-Ballkani pëson në Tiranë: Fati i kualifikimit do të vendoset në Kroaci ndaj Dinamo Zagrebit
- 30/11/2023 20:39-Ballkani mposhtet nga Viktoria Plzeni
- 30/11/2023 20:26-Viktoria Plzeni kalon në epërsi
- 30/11/2023 20:18-Ballkani nuk shënon nga gjuajtja e lirë
- 30/11/2023 19:55-Mbyllet pa fitues pjesa e parë mes Ballkanit dhe Viktoria Plzenit
- 30/11/2023 19:52-Fillon pjesa e dytë mes Ballkanit dhe Plzenit
- 30/11/2023 19:33-Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Ballkanit dhe Viktoria Plzenit
- 30/11/2023 19:29-Ene Koliçi me pritje bravoroze
- 30/11/2023 19:23-Ballkani kërkoi penallti për lojë të dyshuar me dorë
- 30/11/2023 19:21-Bernard Karrica ishte afër shënimit të golit të epërsisë
- 30/11/2023 19:17-Armend Thaqi shpërdoron një super aksion
- 30/11/2023 19:01-Ballkani krijon rastin e parë për gol
- 30/11/2023 18:44-Fillon ndeshja mes Ballkanit dhe Viktoria Plzenit në "Air Albania"
- 30/11/2023 16:50-Formacionet zyrtare: Ballkani synon pikët e plota ndaj Viktoria Plzenit
- 30/11/2023 16:45-Dita e ndeshjes: Ballkani e pret Viktoria Plzenin në “Air Albania”
- 30/11/2023 16:43-Fusha në “Fadil Vokrri” e dëmtuar tej mase, Ballkani do të luajë në “Air Albania”
- 30/11/2023 16:42-Bajram Jashanica vlerëson Plzenin, por thotë se synimi është veç fitorja
- 30/11/2023 16:41-Daja optimist për ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit, por thotë se nuk do të jetë e lehtë
Ballkani ka humbur me rezultat 1-0 ndaj Viktoria Plzen në kuadër të xhiros së pestë të grupit C në Ligën e Konferencës.
Kjo sfidë ishte zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, për shkak se fusha në “Fadil Vokrri” nuk i plotësonte kriteret e nevojshme për zhvillimin e një ndeshje.
Një dalje e gabuar e Koliçit në minutën e 81-të bëri që mysafirët të kalojnë në avantazh me anë të Pavel Sulc i cili shënoi për rezultatin 1-0.
Për t’u kualifikuar në fazën tjetër, Ballkanin e pret një mision mjaft i vështirë, pasi tani do të duhet të mposhtin Dinamo Zagrebin në Kroaci.
30/11/2023 21:34-Koliçi: Humbje e dhimbshme për shkak të mënyrës se si erdhi goli
Portieri i Ballkanit, Enea Koliçi ka thënë pas ndeshjes se humbja ndaj Viktoria Plzenit ishte mjaft e dhimbshme për shkak të mënyrës se si erdhi.
Viktoria Plzen arriti të shënojë në minutat e fundit të ndeshjes si pasojë e një dalje të gabuar të Koliçit.
Sipas tij ky gol mund të evitohej dhe bëri vetëkritikë, duke thënë se ka mundur të jetë më i kujdesshëm në atë rast.
30/11/2023 21:33-Ilir Daja vlerëson paraqitjen e Ballkanit, thotë se mungesat ndikuan në rezultat
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Viktoria Plzen ka thënë se ky ishte maksimumi që mund të bënte Ballkani, duke marrë parasysh mungesat që i kishin për këtë ndeshje.
Ballkani pësoi humbje me rezultat 1-0 ndaj Plzenit në “Air Albania”, në ndeshjen e parafundit të grupit C në Ligën e Konferencës.
30/11/2023 21:27-Jashanica: Nuk i shfrytëzuam rastet
Bajram Jashanica ka thënë se ishte një ndeshje shumë e vështirë ndaj Viktoria Plzenit në kuadër të Ligës së Konferencës.
Ballkani pësoi humbje 1-0 në Tiranë, duke i vështirësuar punët për ta kaluar grupin.
30/11/2023 21:18-Kuç thotë se ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit e kishin përgatitur për ta fituar
Edvin Kuç ka thënë se Ballkani e meritoi të fitonte në këtë ndeshje edhe pse pësuan humbje 1-0 ndaj Viktoria Plzenit.
Kapiteni i skuadrës nga Suhareka tregoi se ata ishin përgatitur për të fituar në këtë duel, por që u mungoi fati.
30/11/2023 21:02-Ballkani 0-1 Viktoria Plzen, notat e lojtarëve
Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 1-0 ndaj Viktoria Plzen në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Suharekasit ishin më të mirë në pjesën e parë të takimit ku kishin disa raste ideale për të shënuar me Edvin Kuc, Qëndrim Zybën dhe Berrnard Karricën, por që të gjithë u treguan të pasaktë para portës.
Mysafirët shtuan intensitetin e lojës në pjesën e dytë, ku edhe gjetën golin në minutën e 80-të për të marrë fitoren e radhës.
30/11/2023 20:42-Ballkani pëson në Tiranë: Fati i kualifikimit do të vendoset në Kroaci ndaj Dinamo Zagrebit
Ballkani ka humbur me rezultat 1-0 ndaj Viktoria Plzen në kuadër të xhiros së pestë të grupit C në Ligën e Konferencës.
Kjo sfidë ishte zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, për shkak se fusha në “Fadil Vokrri” nuk i plotësonte kriteret e nevojshme për zhvillimin e një ndeshje
Ballkani ishte skuadër më e mirë në këtë pjesë duke rrezikuar në disa raste portën e mysafirëve.
30/11/2023 20:39-Ballkani mposhtet nga Viktoria Plzeni
90+4' Ballkani ka pësuar humbje 1-0 ndaj Viktoria Plzenit në rrethin e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
30/11/2023 20:26-Viktoria Plzeni kalon në epërsi
81' Viktoria Plzen ka shënuar për 1-0 me anë të Pavel Sulc.
30/11/2023 20:18-Ballkani nuk shënon nga gjuajtja e lirë
74' Ballkani ka lëshuar një mundësi të artë shënimi, pasi Bajram Jashanica goditi jashtë nga gjuajtja e lirë.
30/11/2023 19:55-Mbyllet pa fitues pjesa e parë mes Ballkanit dhe Viktoria Plzenit
Ballkani dhe Viktoria Plzen kanë luajtur baras me rezultat 0-0 pas 45 minutave të para në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Konferencës në grupin C aty ku lider është ekipi çek me 13 pikë momentalisht.
Ballkani ishte skuadër më e mirë në këtë pjesë duke rrezikuar në disa raste portën e mysafirëve.
30/11/2023 19:52-Fillon pjesa e dytë mes Ballkanit dhe Plzenit
46' Ballkani do të shpresojë që të fitojë në këtë pjesë të dytë, pasi pjesa e parë përfundoi 0-0.
30/11/2023 19:33-Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Ballkanit dhe Viktoria Plzenit
45+3' Ballkani dhe Viktoria Plzeni kanë shkuar në pushimin mes pjesëve, duke mos arritur të shënojnë gol në 45 minutat e parë të ndeshjes që po luhet në "Air Albania".
30/11/2023 19:29-Ene Koliçi me pritje bravoroze
42' Enea Koliçi bëri një pritje fantastike, kur Viktoria Plzen rrezikoi nga gjuajtja e lirë, rezultati vazhdon të jetë 0-0.
30/11/2023 19:23-Ballkani kërkoi penallti për lojë të dyshuar me dorë
37' Ballkani kërkoi penallti për një lojë me dorë nga anëtari i Plzenit, por gjyqtari sinjalizoi se loja duhej vazhduar.
30/11/2023 19:21-Bernard Karrica ishte afër shënimit të golit të epërsisë
35' Bernard Karrica bëri një goditje të fuqishme, por portieri i Viktoria Plzenit bëri një intervenim mahnitës.
30/11/2023 19:17-Armend Thaqi shpërdoron një super aksion
31' Armend Thaqi ka shpërdoruar një super aksion që u nis nga Nazmi Gripshi, pasi mbrojtësi i Ballkanit nuk arriti të harkonte si duhej në zonën e Viktoria e Plzenit, me topin që përfundoi në duart e portierit kundërshtar
30/11/2023 19:01-Ballkani krijon rastin e parë për gol
13' Ballkani ishte shumë afër të kalonte në epërsi ndaj Viktoria Plzenit, kur Berisha dhe Zyba patën raste të njëpasnjëshme, por goditjet e tyre shkuan mbi portë.
30/11/2023 18:44-Fillon ndeshja mes Ballkanit dhe Viktoria Plzenit në "Air Albania"
Ballkani do të shpresojë t'i marrë pikët e plota, që do t'i mbanin gjallë shpresat për kalimin në fazën e eliminimit direkt.
30/11/2023 16:50-Formacionet zyrtare: Ballkani synon pikët e plota ndaj Viktoria Plzenit
Ballkani do të përballet sot (30 nëntor) me Viktoria Plzenin në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Konferencës.
Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, pasi stadiumi i vetëm për ndeshje ndërkombëtare në Kosovë, “Fadil Vokrri”, i është nënshtruar procesit të rinovimit të detyruar nga UEFA.
30/11/2023 16:45-Dita e ndeshjes: Ballkani e pret Viktoria Plzenin në “Air Albania”
Ballkani luan sot ndaj Viktoria Plzenit në kuadër të ndeshjes së pestë të Grupit C në Ligën e Konferencës.
Therandasit janë nikoqir të çekëve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, me fillim nga ora 18:45.
30/11/2023 16:43-Fusha në “Fadil Vokrri” e dëmtuar tej mase, Ballkani do të luajë në “Air Albania”
UEFA ka vendosur që ndeshja e Ligës së Konferencës ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzen të mos luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjendja e stadiumit është shumë e keqe pas ndeshjeve ku Kosova priti Izraelin dhe Bjellorusinë në kualifikueset e Kampionatit Evropian.
30/11/2023 16:42-Bajram Jashanica vlerëson Plzenin, por thotë se synimi është veç fitorja
Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica, vlerëson Plzenin, por thotë se synimi është veç fitorja. Në Plzen, skuadra çeke kishte fituar 1:0.
“Është një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë kur luan në garat evropiane dhe ke një synim. Me Skënderbeun kemi bërë një arritje të madhe sikurse me Ballkanin, por që ka qenë në Ligën e Evropës dhe janë dy gara të ndryshme. Jemi ende në garë dhe do t’i marrim ndeshjet me rend. Dueli me Viktorian është ai që do të përqendrohemi dhe të japim maksimumin në fushë. Jemi në rrugë të mirë, por nuk do të futemi në presion për të marrë fitore patjetër. Por, normalisht do të angazhohemi maksimalisht prej minutës së parë dhe do të tregojmë një paraqitje tjetër të mirë me Ballkanin. E kemi parasysh se Plzeni ka një ekip të fortë në aspektin fizik, por jemi përgatitur mirë dhe besoj se do të jemi më të vëmendshëm në fazën e mbrojtjes, por edhe në të sulmit, sepse kemi të bëjmë një kundërshtar të vështirë”, ka thënë Jashanica.
Më 14 dhjetor, Ballkani luan ndaj Dinamos në Zagreb. Suharekasit shpresojnë që ajo mos të jetë ndeshja e fundit evropiane këtë edicion.
30/11/2023 16:41-Daja optimist për ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit, por thotë se nuk do të jetë e lehtë
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, nuk e fsheh dëshirën për ta vazhduar rrugëtimin në Ligën e Konferencës edhe pas fazës së grupeve.
Por Daja thotë se kalimi në fazën nokaut të garës së tretë të UEFA-s për nga niveli nuk do të jetë aspak i lehtë. Ai thekson se ndaj Viktoria Plzenit, Ballkani do ta luajë vetëm finalen e parë.
Në konferencë për media të mbajtur në “Air Albania” në Tiranë, të mërkurën, Daja ka kërkuar përqendrim maksimal nga lojtarët e tij. Ndeshja Ballkani – Viktoria Plzen zhvillohet të enjten nga ora 18:45 në stadiumin “Air Albania”, apo siç e quan Daja, stadiumin ikonik të shqiptarëve.
“Do të luhet në stadiumin që është ikonë për të gjithë shqiptarët dhe është kënaqësi që rikthehemi në këtë stadium për të bërë një paraqitje të mirë ndaj Viktorias”, ka thënë Daja në fillim të konferencës.
Ai ka theksuar se mungesat që do t’i ketë për ndeshjen kundër çekëve do të jenë të mëdha. Megjithatë është i bindur se motivi nuk do të mungojë.
“Kemi mungesa, por do të jemi 100 për qind të motivuar për shkak se është shumë ndeshje e rëndësishme për ne. Nuk do të jetë lehtë, sepse përballemi me liderin e grupit që ka katër fitore në po aq takime. Do të jemi 100 për qind të motivuar nëse na mbështet një publik sa më i gjerë. Kemi mungesën e Hamidit për kartonë dhe Tolajt të lënduar. Kemi rikthimin e Berishës që i është bashkuar grupit. Çdo futbollist në një stadium të tillë dhe ndeshje të tillë është gati pasi pretendojmë diçka që nuk është bërë asnjëherë. Ajo që duhet të bëjmë është ta marrim ndeshjen me qetësi, të jemi në ekuilibër gjatë tërë kohës, pasi Viktoria ka një tranzicion shumë të mirë dhe të ndëshkon në çdo moment. Të gjithë lojtarët në dispozicion do të japin gjithçka nga vetja”, ka theksuar Daja.
























