Lista e pritjes së pacientëve me sëmundje të zemrës, 70 pacientë presin për shërbime mjekësore
![Lista e pritjes së pacientëve me sëmundje të zemrës, 70 pacientë presin për shërbime mjekësore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/sot-sh-euml-nohet-dita-bot-euml-rore-e-zemr-euml-s-n-euml-shkup_hd-780x439.jpg)
Tetë pacientë me probleme në zemër nuk kanë arritur të presin trajtimin mjekësor, pasi që ndërkohë kanë vdekur para se t’u vijë radha. Bëhet fjalë për pacientë që ishin në listën e pritjes që nga viti 2016 në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kjo listë, mbetet e gjatë, thonë kardiologët, sipas të cilëve, për pacientët që nuk janë më në këtë jetë, kanë mësuar nga familjarët e tyre.
Aktualisht janë rreth 70 pacientë që ende presin për shërbime mjekësore në këtë klinikën, thotë kardiologu Tefik Bekteshi.
“Ndonëse lista e pritjes ekziston, kjo listë është reduktuar shumë pas furnizimit me material të nevojshëm për punë, marrë parasysh faktin që para një kohe, kjo listë kishte 1.502 pacientë në pritje”, thekson ai.
“Njerëzit që kanë vdekur e që kanë qenë në lista të pritjes, janë tetë pacientë. Bëhet fjalë për listën e cila ka qenë që nga vitit 2016. Vdekjet janë të tipit të ndryshëm dhe nuk kemi hyrë andej se çka e ka shkaktuar vdekjen, dhe nuk do doja të komentoj”, tha Bekteshi.
Ndryshe, në Klinikën Kardiologjike në QKUK, është vetëm një sallë për të gjithë këta pacientë që kërkojnë ndihmë.
Një aparat i angiografisë, i cili ka dy vjet që nuk është sjellë nga Austria, ndonëse i blerë për QKUK-në, nuk ka arritur në vendin ku i takon.
Bekteshi potencon faktin se me këtë aparat, do të zvogëlohej edhe më tej lista e pritjes së pacientëve.
Ai thotë se me një aparaturë të tillë, pacientët kosovarë më nuk do të prisnin për të kryer stentime, apo për të shkuar jashtë vendit për shërim nga sëmundjet e zemrës.
“Është blerë në bazë të kredisë së butë austriake dhe ky aparat po pret vendin ku të vendoset. Komisionet e kanë përcaktuar tashmë vendin, por problemi qëndron se kompania ‘Philips’, ka kërkuar disa gjëra që janë të domosdoshme për të funksionuar si duhet. Andaj, nuk e di pse nuk po realizohet ardhja, ndonëse mendoj se është me interes nacional”, tha Bekteshi.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Uran Ismaili thotë se ka shumë klinika në të cilat presin pacientët. Por, sipas tij, aktualisht po punohet që shërbimet të jenë më efikase. Ai përmend edhe aparatin e angiografit, për të cilin zotohet se brenda dy deri tre muajve do të sillet në Kosovë.
“Ne tashmë kemi filluar një shërbim 24 orësh në Kardiologjinë Invazive, në mënyrë që rastet emergjente, si infarkti akut dhe stentimet të kryhen menjëherë. Kjo reflekton që rastet emergjente të kryhen menjëherë gjatë 24 orëve. Kjo shpëton jetë”, thekson Ismaili.
“Angiografi nuk ka ardhur që dy vjet, por ne kemi iniciuar fillimin e punimeve dhe besoj që brenda dy muajsh do ta sjellim këtë aparat në Kosovë dhe kjo do të përfundojë edhe lista e pritjes”, tha Ismaili.
Kardiokirurgu Fatos Kojqiqi në anën tjetër tha për Radion Evropa e Lirë se lista e pritjes me sëmundje të zemrës është marrëzia më e madhe që mund të ndodh në Kosovë. Kjo gjendje, sipas tij, sjell si pasojë që nga kjo listë të vdesin pacientët, pa arritur të marrin shërbimet shëndetësore.
“Në Kosovë aktualisht janë dy qendra të mirëfillta për kardiokirurgji, ku njëra nga to është QKUK-ja. Është mirë që pacientët nuk kanë nevojë të marrin shërbime jashtë vendit. Por, unë jam i pakënaqur me listat e pritjes, pasi që askush nuk jep llogari nëse pacienti vdes pa marrë shërbim”, tha ai.
“Pacientë me sëmundje të zemrës vdesin, është normale. Por, jo nëse vdesin pa arritur të marrin shërbime. Të jetë në listën e pritjes e të vdes, kjo mendoj është e papranueshme”, thekson Kojqiqi.
Ndërkaq pacientët me sëmundje të zemrës kërkojnë të vendosen kritere se për cilat sëmundje duhet të pritet.
M.K. 56-vjeçar, nga lista e pritjes, thotë se duhet të ketë një vlerësim, pasi që nuk mund të presin të gjithë pacientët njësoj, pasi që kjo varet nga sëmundja nga e cila vuajnë.
“Nuk duhet që pacientët me sëmundje të zemrës më shumë se dy muaj të presin, për shkak të natyrës së sëmundjes. Mendoj se kjo duhet të jetë kriter”, tha M.K.
Sidoqoftë, shërbimi 24 orësh për sëmundjet e zemrës ishte funksionalizuar në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në vitin 2014, por që një shërbim i tillë ishte ndërprerë për shkak të sabotimit të këtij shërbimi 24 orësh nga disa mjekë kardiologë aty. /Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-Mand-780x439.jpg)
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë
![Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/6.2.2025-e1738872637510-780x439.jpg)
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën
![Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-06-191656-1-600x360-1-780x439.png)
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë
![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/Martin-Berishaj-Ambasador-ne-Kroaci-intervistohet-nga-Komisioni-Hetimor-Parlamentar-foto-Ridvan-Slivova-29-e1673636820703-780x439.jpg)
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin