Lista e ndeshjeve të Barcelonës në La Liga 2025-26: El Clasico, derbi katalunas dhe më shumë

Barcelona ka mësuar kalendarin e saj për sezonin 2025/26, ndërsa synon të mbrojë titullin e La Ligës. Ky do të jetë një sezon historik për klubin katalanas, pasi rikthehet në “Spotify Camp Nou” të rinovuar, pas dy sezonesh të zhvilluara në “Estadi Olímpic Lluis Companys”.
Sipas kërkesës së klubit, tre ndeshjet e para do të luhen jashtë fushe për të lejuar përfundimin e punimeve në Camp Nou.
Ndeshja e parë në stadiumin e tyre të rikonstruktuar do të jetë më 14 shtator kundër Valencias (Vendas).
Përpara kësaj date, Barcelona do të luajë ndaj:
Mallorca (Mysafir)
Levante (M)
Rayo Vallecano (M)
Përpara El Clasicos së parë në “Santiago Bernabéu”
28 tetor: El Clasico i parë kundër Real Madridit (Mysafir).
Ndeshjet paraprake:
Getafe (V)
Real Oviedo (M) (ndeshje mesjavore)
Real Sociedad (V)
Sevilla (M)
Girona (V)
Rrugëtim i vështirë për të mbyllur raundin e parë:
Real Betis (M)
Osasuna (V)
Villarreal (M) – ndeshja e fundit e vitit më 21 dhjetor
4 janar: Espanyol (M) – derbi katalanas
Atletico Madrid (V)
Real Sociedad (M) – pas Superkupës & Kupës së Mbretit
Udhëtime të vështira pas pushimit ndërkombëtar të marsit
8 mars: Athletic Club (M) – MD27
Pas pushimit ndërkombëtar:
Atletico Madrid (M)
Getafe (M)
Osasuna (M)
Espanyol (V)
Celta Vigo (V)
(këto përkojnë me fazat e Ligës së Kampionëve dhe finalen e Kupës së Mbretit më 25 prill)
El Clasico dhe fundi i sezonit
10 maj: El Clasico i dytë ndaj Real Madridit (V)
Alaves (M)
Real Betis (V)
Valencia (M) – ndeshja e fundit e sezonit
Barcelona përgatitet për një sezon sfidues, me fundin e kampionatit që duket më i vështiri në letër. Nën drejtimin e Hansi Flick, katalanasit shpresojnë të jenë ende në garë për të gjitha trofetë në muajt vendimtarë të prillit dhe majit. /Telegrafi/



















































