LAJMI I FUNDIT:

Lista e 10 tatimpaguesve më të mëdhënj të vitit: HIB sërish në vendin e parë, me rreth 70 milionë euro tatime të paguara!

Lista e 10 tatimpaguesve më të mëdhënj të vitit: HIB sërish në vendin e parë, me rreth 70 milionë euro tatime të paguara!

Në treshen e parë të tatimpaguesve më të mëdhenj në Kosovë për vitin 2019 është HIB Petrol me 70 milionë euro, e përcjellë nga Buqaj me rreth 60 milionë dhe British American Tobacco me rreth 43 milionë euro të paguara në tatime.

Për çdo vit, bizneset kosovare të të gjitha llojeve dhe madhësive janë kontribuesit më të mëdhenj të buxhetit të shtetit. Megjithatë, korporatat e mëdha në Kosovë përbëjnë burimin kryesor të të hyrave vjetore me shuma multimilonëshe në arkën e shtetit, duke e bërë dallimin dhe shkëputjen nga bizneset tjera kontribuuese në buxhetin vjetor të vendit.

Edhe këtë vit, lista e top 10 tatimpaguesve kryesor tregon se këto 10 biznese të mëdha sjellin qindra miliona euro në buxhet brenda një viti. Për rreth 10 vite me radhë, listës së tatimpaguesve kryesor në Kosovë i prin korporata HIB Petrol.

Nga burimet e Doganës së Kosovës thuhet se përgjatë vitit 2019, HIB Petrol i ka sjellë buxhetit të shtetit rreth 70 milionë euro në taksa dhe tatime, ndërsa në vendin e dytë është kompania Buçaj e cila ka rreth 60 milionë euro të paguara në tatime ndaj shtetit gjatë vitit që po e lëmë pas. Në vendin e tretë është korporata multinacionale që merret me produktet e duhanit, British American Tobacco që në buxhetin e shtetit tonë ka paguar rreth 43 milionë euro tatime.

Gjatë vizitës së fundit në HIB Petrol, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se patriotizmi më i madh modern është kontributi ndaj ekonomisë vendore me tatime, punësim dhe investime kapitale, siç HIB vazhdon të bëjë për çdo vit.

“Kompania ‘Hib Petrol’ e ka kuptuar rëndësinë e kontributit për vendin, duke punuar, duke sofistikuar dhe duke u ofruar shërbime moderne, qoftë këtë pjesën ku ka filluar e naftës apo edhe në shumë investime tjera që i ka bërë në vend. Dhe kjo është më e pakta që ne bëjmë, me ardh dhe me vlerësu këtë kompani për fundvit kompaninë me kontributin më të madh në buxhetin e shtetit” ka thënë Rukiqi.

Ai ka premtuar se përkrahja e Odës për kompanitë vendore do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lista e dhjetëshes së parë të biznesve tatimpaguese vazhdon me Prima Tobacco me 42.6 milionë euro të paguara, ndërsa në vendin e pestë është Al Petrol, e përcjellë nga Lab Oil, Ex Fis, Alba Petrol dhe Petrol Company.

Në vendin e dhjetë është Elkos me 19.4 milionë euro tatime të paguara gjatë vitit 2019.

 Artikull i sponsorizuar