LAJMI I FUNDIT:

Sami Lushtaku lirohet nga të gjitha akuzat

Sami Lushtaku lirohet nga të gjitha akuzat

Gjykata Supreme ka marrë vendim për lirimin e Sami Lushtakut. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci.

Koci ka thënë se kërkesa e tij është aprovuar në tërësi.

“Është aprovuar  ankesa ime dhe Sami Lushtaku është liruar nga të gjitha akuzat dhe masa e paraburgimit hiqet menjëherë”, ka thënë Koci.


Ish-komandanti i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, në maj të vitit 2015 ishte dënuar me 12 vjet burgim, gjë që u bë në bazë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur “D”.

Mirëpo, në nëntor të vitit 2016 Gjykata e Apelit e shpalli atë të pafajshëm për veprën penale “Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar”, me ç’rast i heqi 12 vjet burg, me të cilat u dënua fillimisht nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.

Por, Gjykata e Apelit, megjithatë, e dënoi Lushtakun me 7 vjet burgim për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese”, nga e cila akuzë ishte liruar më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori