LAJMI I FUNDIT:

Lirohet pjesëtari i komunitetit serb, i dyshuar për masakrën e vitit 1999 në Poterq

Lirohet pjesëtari i komunitetit serb, i dyshuar për masakrën e vitit 1999 në Poterq

53 vjeçari me inicialet L.B., pjesëtar i komunitetit serb, i arrestuar ditën e djeshme pas një proteste në fshatin Poterq të Klinës, është liruar gjatë ditës së sotme.

Ai është arrestuar gjatë ditës së djeshme si i dyshuar në masakrën e 29 marsit të vitit 1999 në fshatin Poterq.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Driton Rugova tha për Kallxo.com se 53 vjeçari është liruar në procedurë të rregullt.


“Një pjesëtar i komunitetit serb dje është shoqëruar në Stacionin Policor të Klinës, pasi që i njëjti është identifikuar nga protestuesit si pjesëtar në masakrën e vitit 1999 në Poterq të Klinës. Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është liruar në procedurë të rregullt”, tha Rugova.

Gjatë ditës së djeshme derisa një grup njerëzish të komunitetit serb po festonin një festë në fshatin Poterq, disa banorë të asaj zone protestuan duke mos lejuar serbët të festojnë.

Në këtë protestë sipas Policisë një person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

ShpërndajeCicëroje

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori