LAJMI I FUNDIT:

Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Dy persona, të cilët u arrestuan të mërkurën në Bielefeld pas një incidenti me armë zjarri para gjykatës, janë liruar, raporton “WDR”.

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të seancës gjyqësore kundër Huseyin Akkurt, njërit prej të akuzuarve për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani, që u vra më 9 mars të vitit të kaluar.

Katër persona u plagosën gjatë kësaj ngjarjeje, duke përfshirë babain dhe vëllain e Akkurtit. Një 23-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy persona u arrestuan fillimisht, por u liruan pasi u konstatua se nuk kishin lidhje me të shtënat dhe ishin pjesë e familjes që u qëllua me armë.

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit
Lexo po ashtu Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Avokatët Lutz Klose dhe Jan-Christian Hochmann kanë konfirmuar lirimin e tyre.

Policia po kërkon si të dyshuar edhe vëllain e Besar Nimani, pasi dëshmitarët pretenduan se e panë atë dhe motrën e tij duke u larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë të zezë.

Pjesëmarrësit në gjyq vunë re se të dy u larguan nga salla e gjyqit para kohe, gjë që ka rritur dyshimet ndaj tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

Premier League
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Kalo në kategori