Inspektorati i Komunë së Prizrenit kanë kërkuar që të lirohet objekti i çerdhes dhe shkollës fillore “Yllka” në këtë komunë, e cila vepron në kuadër të Kolegjit “Mehmet Akif”.
Zëvendësdrejtori i shkollës “Yllkat”, i cili tha se po flet në emër të drejtorit, Mahmut Yaman, tha për KALLXO.com se një grup inspektorësh dhe disa zyrtarë policorë kanë kërkuar lirimin e objektit me urdhër të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Zëvendësi i drejtorit tha se Yaman nuk është arrestuar dhe se tash gjenden në shkollë.
“Me drejtorin nuk ka ndodhë asgjë, ai është shëndosh e mirë nuk ka asnjë problem as nuk është arrestuar. Thjeshtë është një grup inspektorësh nga komuna dhe kanë kërkuar që objekti të lirohet. Ata kanë ardhur me një urdhër të kryetari të komunës për të liruar objektin dhe personelin. Personeli nuk e ka pranuar sepse ai nuk është vendim logjor dhe vetëm nëse ka vendim të gjykatës atëherë e lirojnë”, tha ai për KALLXO.com.
Ai tha se janë në pritje që komuna të zmbrapset nga ky vendim.
“Kemi dhënë një orë kohë që ky urdhër të anulohet, po presim çfarë po ndodh. Drejtori është në objekt të shkollës. Policia janë këtu vetëm për të mbajtur rregullin dhe qetësinë. As nga ana jonë dhe as nga e komunës nuk ka ndonjë tentativë për dhunë”, shtoi zyrtari i këtij institucioni arsimor.
Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prizrenit, Skender Susuri për KALLXO.com e konfirmoi se kryetari Mytaher Haskuka dhe Drejtoria e Administratës kanë marrë vendim për lirimin e objektit të kopshtit dhe shkollës “Yllka”.
“Kjo nuk ka të bëjë me Drejtorinë komunale për Arsim, është një vendim të cilin e ka marrë kryetari i Komunës në konsultim me drejtorin e Administratës sepse ajo çerdhe i ka mbi 10 vite që nuk menaxhohet nga Drejtoria komunale për Arsim. Ata kanë pasur një marrëveshje në vitin 2007 mes Administratës komunale, kryetari të komunës dhe menaxhmentit të çerdhes sepse s’kanë mujt me mbulu me buxhet atë dhe ka kaluar në partneritet publiko-privat me sa e di unë pastaj ia ka dhënë Mehmet Akifit. Marrëveshjet mes tyre nuk janë përmbajtur”, tha Susuri.
KALLXO.com ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, por ai nuk ka qenë i qasshëm para publikimit të këtij artikulli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos