LAJMI I FUNDIT:

Lirimi i Enver Sekiraqës nga arresti shtëpiak, çfarë thotë vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë?

Lirimi i Enver Sekiraqës nga arresti shtëpiak, çfarë thotë vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë?

Gjykata Themelore në Prishtinë  përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka ndryshuar masën e sigurisë në çështjen penale kundër të akuzuarit Enver Sekiraqës.

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se në çështjen penale kundër të akuzuarit E.S, për veprën penale Shtytje në kryerjen e veprës së rëndë, për të cilën vepër çështja është kthyer në rigjykim sipas vendimit të Gjykatës së Apelit – Departamenti Special, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale duke vendosur sipas detyrës zyrtare, me datë 09.02.2024  ka marrë aktvendim dhe të akuzuarit E.S i ndërprehet masa e arrestit shtëpiak me datë 10.02.2024.

Gjykata shton tutje se kundër të njëjtit urdhërohet masa e paraqitjes në stacion policor, e cila masë do të zgjasë në kohëzgjatje prej një muaj.


Lirohet nga arresti shtëpiak Enver Sekiraqa, i akuzuari për nxitjen e vrasjes së policit Trimuf Riza
Lexo po ashtu Lirohet nga arresti shtëpiak Enver Sekiraqa, i akuzuari për nxitjen e vrasjes së policit Trimuf Riza

Konform nenit 176 paragrafi 4 të KPRK-së, gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit, nëse i akuzuari E.S nuk respekton masën e shqiptuar.

“Gjykata duke vepruar sipas detyrës zyrtare, të akuzuarit E.S i ndërprenë masën e arrestit shtëpiak dhe kundër të njëjtit cakton masën e paraqitjes në stacion policor, e cila masë do të zgjasë në kohëzgjatje prej një muaj, ngase që nga data e caktimit të masës së arrestit shtëpiak me datë 15.10.2021 e deri me tash, i njëjti asnjëherë nuk e ka shkelur masën e arrestit shtëpiak”, vijon njoftimi.

Duke pasur parasysh se i akuzuari gjendet nën masën e arresti shtëpiak për më shumë se dy vite dhe se nuk ka pasur asnjë njoftim nga Policia e Kosovës se i njëjti në çfarëdo mënyre nuk e ka respektuar këtë masë, gjykata konsideron se edhe masa e paraqitjes në stacion policor, krijon kushte që procedura penale në këtë çështje të zhvillohet pa vështirësi.

Andaj gjykata vlerëson se është përmbushur kushti nga neni 176 paragrafi 1, pika 1.2 të KPRK-së, ngase ka arsye për të besuar, se po të gjendet i akuzuari në liri të plotë, do të mund të fshihet ose do të largohet nga Kosova.

Kundër këtij vendimi, palët mund të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori