Javën e kaluar vlera e monedhës së Turqisë ra me 10 për qind, duke shënuar nivelet më të ulta historike dhe paralajmëruar një krizë ekonomike.
Lira turke ka shënuar një rënie prej 45 për qind brenda një viti, duke shkaktuar shqetësime se vështirësitë ekonomike mund t’i shtojnë edhe më tej tensionet lidhur me praninë e miliona refugjatëve në atë vend.
Ndërsa vlera e lirës binte, shumë turq u përpoqën të konvertonin kursimet e tyre në valutë të fortë. Investitorët ndërkombëtarë shitën akisonet në monedhën turke, pasi presidenti Recep Tayip Erdogan shprehu mbështetje të fortë për politikën e tij të pazakontë, për uljen e normës së interesave, në vend të rritjes së tyre për të luftuar inflacionin, që ka arritur në rreth 20 për qind.
Në një nga tregjet kryesore të Stambollit, shumë njerëz shprehin shqetësime se kolapsi i fundit i monedhës do të rrisë më tej inflacionin dhe trazirat.
Një shitës në treg, duke kërkuar që emri i tij të mos përdorej, tha për Zërin e Amerikës se ka frikë se çmimet do të vazhdojnë të rriten.
“Kemi frikë nga rritja e çmimeve. Një produkt që e shesim për pesë lira sot, mund të bëhet gjashtë lira nesër, gjë që i frikëson klientët dhe blerësit”, thotë ai.
Një blerëse pajtohet.
“Po kursej paratë që kam. Po shpenzoj vetëm për gjërat e domosdoshme. Nuk dihet për të nesërmen, sa do të kushtojë buka, apo ushqimet muajin që vjen”, shprehet tjetri.
Ndërsa thellohet dhimbja ekonomike në Turqi, mes rritjes së çmimeve dhe varfërisë, katër milionë refugjatë në atë vend, kryesisht sirianë, mund të jenë ndër më të rrezikuarit. Sipas një ankete të kohëve të fundit, shumica e të anketuarve duan largimin e refugjatëve.
Antipatia u shndërrua në dhunë në muajin gusht me sulmet ndaj shtëpive dhe bizneseve të refugjatëve sirianëve në Ankara.
Postimi nga sirianët i disa videove në mediet sociale, duke u tallur me turqit se nuk kishin para për të blerë banane, shkaktuan zemërim, duke çuar në ndalimin e personave përgjegjës. Ata janë të pritje të dëbimit.
Analisti Atilla Yasilada nga Global Source Partners, thotë se problemet ekonomike sjellin trazira sociale.
“Kur thellohet stresi ekonomik, njerëzit përpiqen të gjejnë dikë për ta fajësuar dhe zgjedhja më e lehtë janë pakicat. Në pjesën perëndimore të Turqisë, pakicat janë refugjatët, sepse ata indentifikohen lehtësisht. Fërkimi më i vogël mund të kthehet në shpërthim masiv”, thotë Yasilada.
Armiqësia ndaj refugjatëve arabë vjen ndërsa industria turke e turizmit po bëhet gjithnjë e më e varur nga turistët nga bota arabe. Shumë evropianë po qëndrojnë larg destinacioneve të njohura si Stambolli për shkak të kufizimeve të pandemisë.
Tregtari Guclu Sahin thotë për Zërin e Amerikës se biznesi i tij varet nga turistët arabë.
“80 për qind e turistëve janë nga Lindja e Mesme. Me rënien e ekonomisë humba klientelën vendase. Mund të them se biznesi im tani ka vetëm klientë arabë”, shprehet Sahin.
Turistët arabë janë një burim i vlefshëm i valutës së qëndrueshme për Turqinë. Por kjo mund të vihet në rrezik, nëse armiqësia kundër refugjatëve arabë përshkallëzohet në ndjenja më të gjera anti-arabe. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Dinari serb – i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.50€

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare