Rokerët thonë se albumi i tyre i ardhshëm do të jetë një ‘ushqim i ri’ për veshin, tërësisht ndryshe nga ndonjë incizim, duke sjellë kështu një zhanër të ri muzikor.

“Njerëzit hanë ushqime të mbetura. Ata duan ta flakin tej ushqimin e vjetër muzikor, që i bën të lodhur dhe të trashë. McDonalds është një ushqim i mrekullueshëm, në kohët moderne. Ta hash at çdo ditë, kjo të bën llom. Ne ndjejmë të njëjtën gjë për muzikën. Dëshirojmë të krijojmë një muzikë më substanciale”, ka thënë anëtari i bendit, Mike Shinoda.

“Dua që ky incizim të ketë identitet të vetin, dhe të mos lidhet me asnjë zhanër tjetër. Do të jetë si një ushqim i huaj për ju, diçka që nuk është bërë më parë”, ka shtuar rokeri.

Albumi pritet të del në shitje vitin e ardhshëm.