LAJMI I FUNDIT:

Lindi në ditën e tërmetit të 1999, vdiq në tërmetin e 2023 – nëna e djaloshit turk thotë se ai u flijua për t’ia shpëtuar jetën vëllait

Lindi në ditën e tërmetit të 1999, vdiq në tërmetin e 2023 – nëna e djaloshit turk thotë se ai u flijua për t’ia shpëtuar jetën vëllait

Osman Enes Basturk, i cili lindi në ditën e tërmetit më 17 gusht të viitn 1999, humbi jetën në një tërmet tjetër.

Djaloshi 24-vjeçar që erdhi në këtë botë në qytetin e Gaziantepit , filloi jetën gjatë një tërmeti dhe e përfundoi përmes një tjetër tërmeti me epiqendër në qytetin e Kahramanmarasit.

Asiye Basturk, nëna e tij, tregoi historinë e jetës së Enesit, i cili humbi jetën shkaku i murit që ra mbi të ndërsa përpiqej ta mbronte vëllanë nga tërmeti 7.7 ballësh që goditi shtetin turk, raporton t24.com.tr.


“Djali im Osman Enes lindi në Gaziantep gjatë tërmetit Golcuk që ndodhi në vitin 1999. Ai vdiq në tërmetin në Nurdagı në vitin 2023. Ai ishte trim dhe sa mali. Ishte si luan biri im. Malet dhe gurët nuk mund ta rrëzonin djalin tim. Atë e solli në jetë Zoti”, tha ajo.

Nëna vazhdoi rrëfimin për të birin e ndjerë duke thënë se dha jetë duke u munduar ta mbronte vëllanë e tij.

Mësim për njerëzimin nga babai që humbi tre fëmijë në tërmetin e Turqisë
Lexo po ashtu Mësim për njerëzimin nga babai që humbi tre fëmijë në tërmetin e Turqisë

“Osman Enes ishte i fortë, tha se do ta shpëtojë vëllain e tij. Djali im u mundua ta mbronte vëllanë, por nuk mundi ta shpëtojë veten. Djali im i vogël doli nga rrënojat, por ai nuk doli dot”, tha ndër të tjerash Basturk.

Ndryshe, Turqia deri më tani ka regjistruar mbi 37 mijë viktima shkaku i dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur vendin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ligjvënësit demokratë e quajnë të paligjshme mbylljen e USAID-it, futen në zyrat e selisë në Uashington

Ligjvënësit demokratë e quajnë të paligjshme mbylljen e USAID-it, futen në zyrat e selisë në Uashington

Amerika
Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane

Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane

Amerika

"Gjithçka e mbuluar me gjak dhe kocka" - thirrja e përgjuar zbulon humbje të rënda ruse në rajonin e Kharkivit

Evropa
Rubio ndjekë nga afër procesin e dëbimit të emigrantëve ilegalë

Rubio ndjekë nga afër procesin e dëbimit të emigrantëve ilegalë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori